• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Kreu i OBSH-së: Të ndiqet modeli i AstraZeneca për të kapërcyer…
Home
Jetë

COVID-19/ Kreu i OBSH-së: Të ndiqet modeli i AstraZeneca për të kapërcyer…

23 March, 2021 s.autor Jetë

Më shumë prodhues të vaksinave duhet të ndjekin modelin e AstraZeneca dhe të japin teknologjinë e tyre për prodhimin e vaksinave anti-COVID edhe fabrikave në vende të tjera, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Vaksina anti-COVID britanike AstraZeneca, po prodhohet edhe në vende të tjera përveç se në atë të origjinës, si në Korenë e jugut edhe në Indi.

Kreu i OBSH-së i bëri thirrje prodhuesve të vaksinave anti-COVID të adoptojnë këtë model, në mënyrë që të rritet prodhimi, kjo edhe në kuadër të përpjekjes së platformës COVAX, e cila synon shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

“Hendeku midis numrit të vaksinave të administruara në vendet e pasura dhe numrit të administruar nga COVAX po rritet dhe po bëhet më grotesk çdo ditë,” tha Tedros në një konferencë shtypi.

“Kjo pabarazi nuk është vetëm imorale por edhe ekonomikisht dhe epidemiologjikisht shkatërruese”, shtoi ai.

Pas pezullimit të AstraZeneca nga një pakicë vendesh me pretendimin se ajo ka efekte anësore, Agjencia Evropiane dhe OBSH kanë rishikuar sërish vaksinën.

Në raportin e publikuar nga EMA, përfundimi është se AstraZeneca është efektive dhe e sigurt dhe se nuk ka asnjë provë shkencore e cila lidh rastet e mpiksjes së gjakut me marrjen e dozës.

Menjëherë pas rimiratimit të AstraZeneca nga EMA, shumë vende rifilluan vaksinimin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, mbështeti gjithashtu mendimin se AstraZeneca është e sigurt dhe se benefitet janë më të mëdha se efektet anësore.

Gjatë ditës së djeshme është publikuar edhe një studim nga shkencëtarë amerikanë të cilët thanë se vaksina është e sigurt dhe efektive dhe se ajo shpëton jetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI I MJEKUT TË QSUT/ Ahmet Duraku: Covid-19 godet edhe veshkat, kush janë më të rrezikuarit...
Previous article VIJON VAKSINIMI I MËSUESVE/ Manastirliu: Janë vaksinuar në total 12 mijë mësues dhe pedagogë...

s.autor

Postime të ngjashme

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj! Jetë

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT