• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Kosova regjistron 8 raste të reja, shërohen 31 pacientë të tjerë
Home
Rajon

COVID-19/ Kosova regjistron 8 raste të reja, shërohen 31 pacientë të tjerë

9 May, 2020 F.autor Rajon

Kosova ka pësuar një rritje të lehtë me 8 raste të reja me COVID-19 pasi në 2 ditët e kaluara regjistroi në total 3 raste. Por 31 pacientë të infektuar me COVID-19 kanë mposhtur përfundimisht koronavirusin.

Nga rastet e gjetura sot, Prishtina kishte 3, Mitrovica 2 dhe nga 1 Fushë Kosova, Gjilani apo Llazarevë- Obiliq. Totali shkon në 880 teksa të shëruarit 653. Ndërkohë viktimat qëndrojnë në 28.

STATUSI NGA IKSHPK

TRIDHJETË E NJË TË SHËRUAR DHE TETË RASTE ME COVID-19!

Sot më 09 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 177 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar tetë (8) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Llazarevë- Obiliq, Fushë Kosovë dhe Gjilan.

Sot më 09 maj 2020, janë shëruar 31 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 653 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 09 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 9.734 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë 880 raste, me 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 09 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.077.955 raste të COVID-19 dhe 279.071 raste të vdekjes.

QYTETARË TË NDERUAR!
JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOROSKOPI PËR DITËNE SOTME, 10 MAJ 2020/ Këtë shenjë e presin ndryshime të mëdha
Previous article REAGON NDAJ OPOZITËS/ E vërteta jopolitike e infeksionit të parë në Shqipëri, Dr. Kalo: Shih, lexo, kupto!

F.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT