• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Kosova pranon pjesën e dytë të ndihmës emergjente nga BE-ja
Home
Rajon

COVID-19/ Kosova pranon pjesën e dytë të ndihmës emergjente nga BE-ja

20 May, 2020 s.autor Rajon

Kosova ka pranuar nga Bashkimi Evropian, pjesën e dytë të ndihmës emergjente prej 5 milionë eurosh për luftimin e pandemisë. Pjesa e parë e kësaj ndihme ishte dorëzuar më 30 prill. Pakoja e dorëzuar të mërkurën përmban 60 mijë maska për frymëmarrje, 19 mijë mburoja për fytyrën, 60 mijë shtroje njëpërdorimshe, 171 mijë palë doreza kirurgjikale, dhe 15 mijë litra dezinfektues duarsh.

Dorëzimin e saj e bëri zëvendës-shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës thuhet se në javët e ardhshme, BE-ja do të dorëzojë artikuj të tjerë, si ventilatorë, autoambulanca, shtretër spitalorë dhe shumë pajisje tjera mjekësore.

BE-ja miraton 100 milionë euro ndihmë për Kosovën
Të mërkurën, Këshilli i Bashkimit Evropian, miratoi vendimin për të siguruar deri në 3 miliardë euro ndihmë makro-financiare për dhjetë vendet partnere në kuadër të procesit të zgjerimit dhe disa vendeve tjera, për t’i ndihmuar ato të përballen me pasojat ekonomike të pandemisë së COVID-19. Në kuadër të kësaj ndihme për Kosovën janë paraparë të ndahet 100 milionë euro.

Nga vendet e rajonit që do të përfitojnë janë: Shqipëria (180 milionë), Bosnje dhe Hercegovina (250 milionë), Mali i Zi (60 milionë), Maqedonia e Veriut (160 milionë). Vendet tjera përfituese janë, Gjeorgjia, Jordania, Tunizia, Moldavia dhe Ukraina. Ndihma financiare do të ofrohet në formën e kredive me mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar. “Fondet do të ndihmojnë në forcimin e stabilitetit makroekonomik dhe për të zbutur pasojat negative socio-ekonomike të pandemisë koronavirus”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I "NXJERR BOJËN" ISH MINISTRES SË BASHËS/ Ndreca: Ajo "teknikja" e arsimit që hotelin e desh me 5 yje në Gjakovë për vete, por teatrin e do prej kashte...
Previous article FOTOLAJM/ Vera "e shegëve" sërish pranë demokratëve, shfaqet dhe në protestën e sotme

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT