• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Këshilla e mjekut Alimehmeti: Mos i vaksinoni fëmijët, risku i vogël për ta
Home
Sociale

COVID-19/ Këshilla e mjekut Alimehmeti: Mos i vaksinoni fëmijët, risku i vogël për ta

17 July, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, të Nisida Tufës, foli mbi zgjatjen e imunitetit tek personat që e kanë bërë vaksinën anti-COVID, por edhe nëse fëmijët, duhet t’i nënshtrohen këtij procesi.
Sipas mjekut, është e paqartë se sa zgjat imuniteti, e shtoi, se aktualisht janë duke u kryer studime.

Nga krahu tjetër, këshilla e tij, është që fëmijët të mos vaksinohen, pasi risku që ata të kalojnë në fatalitet është tepër i ulët.

Nga të gjitha njohuritë, ata që janë vaksinuar, derisa zgjat imuniteti?

Ilir Alimehmeti: Kësaj pyetje shumë veta duan t’i japin përgjigje. Kjo datë nuk është gjetur, nuk duket e nevojshme doza e tretë. Në Izrael, personat që po riinfektohen nuk kanë shfaqur simptoma të rënda. Duhet diskutuar te vaksina kineze, duhet pritur studimi.
Vitin e kaluar, kishim rënie të infektimeve në verë, përsëri është frika. Do të kemi shpërthim tjetër në vjeshtë?

Ilir Alimehmeti: Do të kemi rritje rastesh. Ka disa të panjohura sa do të jetë kjo dallgë. Nuk do të jetë aq e lartë sa viti i kaluar, por do të jetë më i ulët. Duhet të dimë për të llogaritur, se çfarë variantesh do të ketë në qarkullim, sa është përqindja e personave që e kanë kaluar dhe sa do të jetë efekti i vaksinave dhe sa efektive janë ndaj varainteve të reja.

A duhet vaksinohen fëmijët?

Ilir Alimehmeti: Jo. Po të shohësh të dhënat zyrtaret të Anglisë, në personat nën 18 vjeç, ka pasur vetëm 25 vdekje në të gjithë Britaninë e Madhe. Megjithatë risku për personat deri në 30 vjeç, është tejet i ulët. Ju e kuptoni që kjo ka të bëjë me një altruizëm, vaksina është fakultative. Për personat 18 vjeç e poshtë është tejet i ulët risku. Për fëmijët efektet afatgjate janë më të shumta.

Ata që e kanë kaluar, çfarë pasojash lë COVID-i?

Ilir Alimehmeti: Janë të ndryshme në njerëz të ndryshëm. Ajo që i shqetëson më shumë, problemet në frymëmarrje janë të shumta, shqetësim ka qenë dhe shija e nuhatja dhe disa probleme me memorien, kujtesën, edhe këto të rikthyeshme, por duhen kohë. Shumica prej tyre janë të rikuperueshme.

A ka pasur forma alergjike COVID-i, pasqyrimi me puçrra në pjesë të ndryshme të trupit?

Ilir Alimehmeti: Po, nuk mund ta quajmë alergjike, por si çdo virozë jep alergji në lëkurë. BW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK KA VEND PËR DYSHIME/ Ronaldo si Messi, ja si portugezi mbetet "bardhezi"...
Previous article "E URREJ MANCININ"/ Bridge i hakërrehet teknikut të “axurrëve”: E gjithë familja ime bëri tifo kundër Italisë

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT