• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Katër të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut
Home
Rajon

COVID-19/ Katër të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

20 May, 2020 Delo.autor Rajon

Katër viktima të reja nga koronavirusi i ri janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë një grua e moshës 65 vjeçe dhe një burrë i moshës 71 vjeçe nga Shkupi; një 73 vjeçar nga Tetova dhe një tjetër i moshës 41 vjeçe nga Prilepi.

Viktima e fundit, sipas njoftimit, për më shumë se 40 ditë po trajtohej në Klinikën e Infektive në Shkup, ndërsa personat e tjerë kanë pasur edhe probleme tjera shëndetësore.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 110.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 512 testet e kryera, 19 persona kanë rezultuar pozitiv në Covid-19, ndërsa 16 janë shëruar.

Sipas raportit të publikuar, që nga paraqitja e virusit, në këtë vend janë regjistruar gjithsej 1858 të të infektuarve, 1367 janë shëruar ndërsa 381 ende janë aktiv.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive i ka rekomanduar qeverisë që të vendos masën kufizuese prej 58 orëve për ditët e festive të Bajramit dhe të Shën Klimentit, dy festa këto që shënohen të dielën (24 maj) dhe të hënën (25 maj). Sipas kësaj, ora policore do të fillonte të shtunën në orën 19.00 dhe do të zgjas deri të martën në orën 05.00.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce tha se një propozim i tillë është dorëzuar në Qeveri, pasi në periudhën e kaluar masat nuk janë respektuar gjë që ka çuar në rritjen e rasteve me COVID-19.

“Të gjitha rastet që kemi regjistruar ditëve të fundit me koronavirus janë për shkak të tubimeve familjare. Për shkak të mosrespektimit të masave, kemi raste të reja dhe besojmë se vetëm një masë e tillë do të ketë një efekt”, ka deklaruar ministri Filipçe.

Komisioni për Sëmundje Infektive gjithashtu ka kërkuar që këtë javë të mos ketë lehtësime të masave të shpallura, respektivisht kafenetë dhe restorantet të hapen nga java e ardhshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Vera dhe moti i ngrohtë nuk do ta ndalojnë koronavirusin
Previous article KORONAVIRUSI/ Njihuni me infermieren 20-vjeçare, që u shërben e zhveshur të infektuarve nga COVID-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT