• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Ka vaksinuar me një dozë 50% të popullsisë, ky shtet synon rihapjen e plotë të ekonomisë në muajin prill
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Ka vaksinuar me një dozë 50% të popullsisë, ky shtet synon rihapjen e plotë të ekonomisë në muajin prill

25 February, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Izraeli synon të rihapë ekonominë nga 5 prilli, pasi të ketë vaksinuar të gjithë popullsinë e përshtatshme kundër koronavirusit, si dhe është në bisedime me prodhuesit e vaksinave Pfizer dhe Moderna për të hapur fabrikat e tyre në këtë shtet, ka thënë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën.

Izraeli është duke importuar aktualisht vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Deri më tani ky shtet ka vaksinuar pothuajse 50 për qind të popullatës me një dozë të vaksinës kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Izraeli ka një popullsi prej 9 milionë banorëve dhe aktualisht është një prej vendeve më të shpejta në botë sa i përket vaksinimit.

Të dielën, Izraeli ka rihapur shumë biznese, duke përfshirë dyqanet në rrugë dhe qendrat tregtare, ndonëse disa institucione janë hapur vetëm për personat e imunizuar nga vaksina, apo të shëruarit nga COVID-19.

Shumë fëmijë u janë kthyer shkollave, ndonëse fëmijët e shkollave të mesme vazhdojnë të mësojnë nga shtëpitë.

Duke folur para gazetarëve në Tel Aviv, Netanyahu ka thënë se të gjithë izraelitët mbi moshën 16-vjeçare pritet të vaksinohen deri në fund të marsit, duke lejuar hapjen e plotë të ekonomisë në prill.

Netanyahu, i cili synon të fitojë prapë pozitën e kryeministrit në zgjedhjet e 23 marsit, ka thënë se është në bisedime me udhëheqësit e kompanive Pfizer dhe Moderna.

“Ne do të krijojmë dy fabrika, të cilat do ta shndërrojnë Izraelin në pjesë të zinxhirit global të vaksinave”, ka thënë ai.

Të martën autoritetet izraelite kanë thënë se do të dhurojnë një sasi të vaksinave kundër COVID-19 për territoret e udhëhequra nga palestinezët dhe për disa shtete tjera./Rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDIHEM MË SHUMË SE E BEKUAR"/ Revoltohet Meri pas mbarimit të "Love Storyt": Lërini njerëzit...
Previous article "KA RËNIE..."/ Ulqinaku: COVID-19 do të studiohet gjatë dhe pas mbarimit, vaksina po rrit shpresat tek njerëzit...

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore Botë

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë Botë

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT