Instituti i Shëndetit Publik jep mesazhin e rëndësishëm për të gjitha nënat, që ushqejnë foshnjat e tyre me gji, dhe që mund të rrezikojnë në këtë kohë pandemie.
ISHP thekson se studimet e deritanishme nuk e kanë konfirmuar se koronavirusi mund të transmetohet te fëmija përmes qumështit të gjirit.
Mesazhi i ISHP:
📆 1-7 Gusht 2020
Java Botërore e Ushqyerjes me gji 🤱🏻
Qumështi i gjirit është alternativa më e mirë për të ushqyer foshnjat gjatë vitit të parë të jetës e më tej.
Nëpërmjet tij fëmijët marrin gjithë elementët e nevojshëm ushqimor për mirërritjen dhe zhvillimin dhe për më tepër antitrupat mbrojtëse ndaj infeksioneve të ndryshme.
Ushqyerja me gji mbetet çelësi i sigurt për një shëndet të mirë në vazhdimësi.
Gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji.
Ato duhet:
🤱🏼Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli
🤱🏻Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben
🤱🏾Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjenike njëpërdorimshe
🤱Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura
#JavaBotëroreeUshqyerjesmeGji
UNICEF Albania