Kreu i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit ka rezultuar i infektuar me Covid-19.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se ISHP është duke hetuar se si është infektuar kryepolici rrugor i Elbasanit.
Ndërkohë, në këtë qytet në total rezultojnë 13 persona të prekur nga koronavirusi.
Kujtojmë që ditën e sotme janë shënuar 23 raste të reja në Tiranë, 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, 4 raste në Kurbin, Kamëz, 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje.