I ftuar në studion e lajmeve në News 24, analisti Fatos Lubonja komentoi edhe situatën e krijuar me COVID 19. Sipas tij, situate te ne është konfuze, ndërsa shtoi se qeveria në të gjitha vendimet e saj imiton Italinë.
“Kurba jonë është e çuditshme në formë e shkronjës M, tregon se nuk ka pasur një strategji testimesh që të na ndërtojë një kurbë reale se ku po shkojmë. Këta ku ka dalë vatër kanë shkuar kanë bërë ca teste, kanë marrë dhe të afërmit. Kjo nuk mjafton për të ndërtuar kurbën se si po shkon pandemia. Diku doli një informim dhe shkojnë këta Ka shumë konfuzion, ne veçse imitojmë Italinë, shikojmë çfarë bën ajo”.
Në lidhje me situatën ekonomike, Lubonja shtoi: “Nuk është problem se kemi një dështim në këtë moment, dështimi është në përgjithësi si dështim për të ndërtuar një shtet funksional. Duhet që kjo situatë të na kishte gjetur të përgatitur. Pra, të kishim mundësi të jepnim atë rrogën në kohë karantine si shtetet e tjera, pra sistemi shëndetësor të jepte më shumë shërbim. Unë mendoj që këta kanë ndërtuar një sistem për të vjedhur për të marrë, nuk është vështirë të ndryshojnë këta në kohë pandemie, ujku mjegull do. Tani po harxhohen miliona me shkollën “Sami Frashëri”, ku fillimisht u tha që nuk ishin dëmtuar strukturat nga tërmeti dhe pastaj na del dikush tjetër që ka ca interesa përfitmi dhe nis shembja. Unë kam frikë se ky virus po na u kthye në shtator atëherë më duket se i kemi harxhuar të gjitha bateritë”.


