• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Gjermania po diskuton një mbyllje totale për të frenuar virusin
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Gjermania po diskuton një mbyllje totale për të frenuar virusin

19 January, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Para takimit të kancelares Merkel me kryeministrat e landeve, në Gjermani po debatohet ashpër ndalimi i qarkullimit, që nënkupton një ndërhyrje tjetër masive të shtetit në të drejtat bazë të qytetarëve.

A do të kemi së shpejti ndalimqarkullimi në nivel federate, me qëllim të mospërhapjes së variantit të ri të virusit në Gjermani? Sipas raportimeve në media gjatë fundjavës, me gjasë ka një ujdi për këtë mes zyrës së kancelares dhe kryeministrave. Por pas diskutimeve politike dhe deklaratave të hënën, duket se ende është shumë e paqartë, se si duan ta pengojnë liderët politikë në Gjermani ashpërsimin e krizës së Coronës.

“Një masë e mundshme”

Para samitit të federatës me landet të martën (19.01),ministri i Financave, Olaf Scholz bëri fjalë për një mbyllje më të gjatë dhe të ashpër në Gjermani. “Duhet të merren masa të tjera”, tha Scholz të dielën në mbrëmje për “Bild”. Ai pret që mund të jenë “edhe 14 ditë të tjera që do të shtohen”. Nëse këtu do të bëjë pjesë edhe ndalimi i qarkullimit, nuk është e qartë, sipas ministrit të Financave. “Mendoj, se kjo është një masë e mundshme, por nuk është ajo që qëndron në radhë të parë.”

Infeksionet në Gjermani, megjithë masat e ashpërsuara në javët e fundit janë ende në nivel të lartë. Spitalet gjermane janë të mbingarkuara. Indikatori shtatëditor, pra rastet për 100.000 banorë u ul së fundmi në 316, shifër që është shumë larg asaj të synuar 50 infektime për 100.000 banorë për të mbajtur në këmbë sistemin shëndetësor.

“Pse vendosim diçka, kur gjysma pastaj vepron ndryshe”

Kryeministri bavarez, Markus Söder bëri thirrje për vendime të përbashkëta për zbutjen e pandemisë. “Gjysma e landeve bën diçka krejt tjetër”, tha ai për televizionin ARD të dielën. Shtrohet pyetja, “pse vendosim diçka, kur gjysma pastaj vepron ndryshe.” Për Bavarinë ai është i mendimit se si land është i armatosur mirë në luftë kundër pandemisë. Nga e hëna në këtë land vlen detyrimi për maskat FFP2 dhe ndalimet e qarkullimit natën.

Kryeministri i landit Hessen, Volker Bouffier, CDU, tha se para takimit me Merkelin, do të ketë një diskutim të gjerë me shkencëtarët gjermanë. Këtë herë do të dëgjohen edhe studiuesit nga Britania e Madhe. Në Britaninë e Madhe mutacioni i ri i Coronës është përhapur shpejt, mutacion që është konfirmuar edhe në Gjermani.

Kritika për masat e qeverisë po dëgjohen gjithnjë e më shumë nga opozita. Kreu i partisë liberale, FDP, Christian Lindner është shprehur për ARD, se “një ndërhyrje e tillë kaq e fortë në të drejtat bazë, – të bësh që të gjithë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi – ky duhet të diskutohet në parlament.” Kurse kreu i Të Gjelbërve, Robert Habeck, tha: “Që në pranverë gjithçka eci mirë, që shoqëria ishte e bashkuar, lidhej edhe me atë, që kishte një lloj përulësie të politikës, dhe jo një ton kaq krenar si ‘ne e kemi çdo gjë nën kontroll, dhe ju si fëmijë të pabindur duhet të bëni atë që na bie ndërmend neve'”. Në takimin të martën do të diskutohet jo vetëm për të përballuar virusin, por edhe si të mos humbasë besimi i popullsisë tek politika./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA NUMRI I TELEFONIT TEK VENDODHJA/ Ja çfarë do të ndajë “WhatsApp” me “Facebook” në të ardhmen
Previous article "DUHET DHËNË KUR KE NJË EMOCION"/ Redona refuzon të puthë Saimirin gjatë takimit të tyre

s.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër Botë

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun Botë

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT