• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Gjermania lehtëson masat për të vaksinuarit, përjashtohen nga…
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Gjermania lehtëson masat për të vaksinuarit, përjashtohen nga…

5 May, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Njerëzit që janë vaksinuar plotësisht kundër sëmundjes COVID-19 në Gjermani, nuk do të duhet të respektojnë më orën policore apo kufizimet e kontakteve. Kabineti gjerman u dakordua për këtë projektligj të martën, ndërsa ai duhet të miratohet edhe nga Parlamenti. Ministrja e Drejtësisë, Christine Lambrecht, tha se pret që ligji të hyjë në fuqi nga kjo javë.

Ai do të vlente edhe për njerëzit që janë shëruar nga COVID-19. Duhet të ketë një “arsye të mirë” për çdo kufizim në jetën publike, tha Lambrecht. “Sapo kjo arsye të pushojë së ekzistuari… kufizimet nuk duhet të ekzistojnë më”, tha ajo. Sipas masave të miratuara në muajin prill, zonat në Gjermani, ku regjistrohen mbi 100 infektime të reja në 100,000 banorë për shtatë ditë me radhë, duhet të vendosin orë policore gjatë natës, ndërsa njerëzit mund të takojnë vetëm një person të një familjeje tjetër gjatë ditës.

Por, njerëzit që janë vaksinuar, ose janë rikuperuar nga COVID-19 dhe, rrjedhimisht, kanë imunitet natyror, duhet të përjashtohen nga këto rregulla, tha Lambrecht. Gjermania ka qenë në nivele të ndryshme izolimi, për shkak të sëmundjes COVID-19, qysh në muajin nëntor.

Ky vend ka regjistruar mbi 3.4 milionë raste me koronavirus dhe mbi 83,000 viktima. Fushata e vaksinimit ka nisur të intensifikohet ditëve të fundit. Javën e kaluar, mbi 1 milion doza vaksina janë dhënë vetëm në një ditë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA SPANJA/ Reali i Madridit “piketon” futbollistin e Shqipërisë për në verë
Previous article E PAPRITUR/ Orola dhe Eros Grezda i japin fund lidhjes. Ja detaji që ngriti dyshimet

s.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT