• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Fillojnë provat klinike për një vaksinë kundër koronavirusit, dy të rinj dalin vullnetarë
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Fillojnë provat klinike për një vaksinë kundër koronavirusit, dy të rinj dalin vullnetarë

24 April, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Shkencëtarët britanikë kanë përzgjedhur 100 individë dhe kanë filluar provat klinike për një vaksinë kundër koronavirusit. Kjo tentativë në Universitetin e Oksfordit është një ndër disa prova që po zhvillohen në laboratore të ndryshme të botës me shpresën për të gjetur një mënyrë për mbrojtje nga infektimi.

Dy të rinj, Edward O’Neill dhe Elisa Granato, të dy shkencëtarë, kanë dalë vullnetarë për vaksinën e re që shpreson të zhvillojë një grup kërkimor në Universitetin e Oksfordit.

“Jam shkencëtare, prandaj dua ta provoj. Dua të mbështes shkencën, procesin shkencor. Ngaqë nuk studioj viruset, jam ndjerë disi pa vlerë këto ditë. Prandaj e mendova si mënyrë të thjeshtë për të mbështetur këtë kauzë”, thotë Elisa Granato, pjesëmarrëse në provë.

30- vjeçari O’Neill thotë se e kupton rrezikun, por ka besim tek ekipi kërkimor:

“Nuk mendoj se është e mundur të përjashtosh plotësisht rrezikun, por besoj se kur u futesh këtyre gjërave duhet t’u hysh me bindje. Duhet të besosh se po bëjnë të pamundurën dhe se e dinë që kjo është punë e rëndësishme,” thotë pjesëmarrësi në prova, Edward O’Neill.

Ai madje ka marrë edhe mbështetjen e bashkëshortes për këtë mision:

“Gruaja është plotësisht në dijeni. Djali mendon se shkova në punë. Në fakt, edhe kjo është punë, por për diçka jashtë normales,” thotë O’Neill.

Shkencëtarët në Oksford thonë se fokusi kryesor i provave aktuale është për të parë nëse vaksina funksionon kundër koronavirusit dhe nëse ka apo jo efekte anësore,

Sarah Gilbert është profesore e vaksinologjisë në Oksford:

“Unë personalisht kam shumë besim tek vaksina, sepse është teknologji që e kemi përdorur përpara për të bërë shumë vaksina të tjera. Po ashtu kemi bërë një numër studimesh tek kafshët”, thotë profesorja e Universitetit të Oksfordit, Sarah Gilbert.

Ekipi i Universitetit të Oksfordit thotë se paralelisht me provat po punohet për të prodhuar miliona doza të kësaj vaksine ende pa marrë rezultatet e provave. Por çdo gjë do të bëhet në bazë të protokollot të duhur, me të gjitha masat e sigurisë shprehet Profesore Gilbert:

“Unë jam shumë optimiste se do të funksionojë. Po testojmë efikasitetin për të parë çfarë rezultati jep. Nuk duam në asnjë mënyrë të sugjerojmë se kjo vaksinë mund të përdoret në popullatën e gjerë para se të provojmë se funksionon dhe se të mbron nga infektimi,” thotë Profesore Gilbert.

Aktualisht po zhvillohen prova me rreth 100 vaksina kandidate nga laboratore në mbarë botën. Të paktën pesë prej tyre janë në fazën e testimit paraprak në njerëz, apo në fazën e provave klinike. /VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POROSI PËR KRYEBASHKIAKËT E ZONAVE TË GJELBËRA/ Rama: Mbyllni parqet, njerëzit tuaj përdorini jo si policë, por të ndihmojnë qytetarët për rregullat
Previous article JAPONI/ Ritëm i ngadaltë i rritjes së inflacionit

k.autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT