• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Dyfishohet prania e varianteve të reja në SHBA; Evropa paralajmëron për rritje
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Dyfishohet prania e varianteve të reja në SHBA; Evropa paralajmëron për rritje

22 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Agjensitë rregullatore amerikane thanë të premten se varianti BQ.1 dhe BQ.1.1 janë përgjegjës për 16.6% të varianteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, një nivel ky pothuajse i dyfishuar krahasuar me javën e kaluar, ndërkohë që Evropa mendon se këta do të jenë variantet dominuese brenda një muaji.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se variantet ka gjasa të rrisin rastet e infektimeve në javët dhe muajt në vazhdim në Evropë.

Këto dy variante janë pasardhës të variantit Omicron BA.5, i cili është më dominuesi në Shtetet e Bashkuara. Agjencitë rregullatore në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar rishtazi vaksina përforcuese për ta luftuar atë.

Nuk ka ende evidencë që BQ.1 të lidhet me ashpërsi të rritur të sëmundjes, krahasuar variantët BA.4 dhe BA.5, thanë zyrtarët evropianë, por paralajmëruan se ai mund të shmangë disa mbrojtje imunitare, duke cituar studime laboratorike të bëra në Azi.

“Këto variante (BQ.1 dhe BQ.1.1) mund të sjellin një valë shumë të keqe të sëmundjes këtë dimër në Shtetet e Bashkuara dhe kjo ka filluar tashmë të ndodhë në Evropë dhe Britani”, tha Gregory Poland, virolog dhe studiues i vaksinave në Klinikën Mayo.

Në Shtetet e Bashkuara, rastet e përjavshme ka rënë rishtazi, sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Niveli i koronavirusit i konstatuar në mostrat e ujërave të zeza të testuara nga kompania Biobot Analytics ka qëndruar në të njëjtën nivel në Shtetet e Bashkuara gjatë gjashtë javëve të fundit. Mostrat e ujërave të zeza parashikojnë shpesh rritjen e mundshme të COVID-19ës, përpara se të jenë përpiluar të dhënat e CDC-së.

Variantet e rinj monitorohen nga afër nga agjencitë rregullatore dhe prodhuesit e vaksinave për të parë nëse fillojnë të shmangin mbrojtjen që ofrojnë vaksinat aktuale.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha këtë javë se BQ.1.1 po qarkullon në të paktën 29 vende.

CDC-ja tha të premten se BQ.1 dhe BQ.1.1 u vlerësuan javën e kaluar të përbëjnë 9.4% të varianteve që qarkullojnë./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PA RRITJE PAGASH, NUK TËRHIQEMI..."/ Përshkallëzohet aksioni. Të hënën, protestë kombëtare. Pedagogët: Nuk ndalemi
Previous article DOSSIER/ Fjala e profesor Ernest Koliqit në 1966: Kapidan Gjon Marka Gjoni, një burrë i gdhendur, një copë në curr t’ë ashpër të racës sonë...

s.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT