• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Castex: Me motin e favorshëm dhe vaksinat do të dalim nga kjo fazë e vështirë
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Castex: Me motin e favorshëm dhe vaksinat do të dalim nga kjo fazë e vështirë

2 March, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Shpresoj që mes kushteve meteorologjike të favorshme dhe vaksinimit ne do të dalim nga kjo fazë e vështirë brenda disa javëve, deklaroi kryeministri francez, Jean Castex, gjatë një takimi në praninë e deputetëve të partisë së presidentit “République en marche”.

“Megjithatë, disa javë do të jenë të vështira”, shtoi kryeministri francez.

Presidenti francez Emmanuel Macron vlerësoi dje se ishin ende të nevojshme katër deri në gjashtë javë, përpara një lehtësimi të kufizimeve shëndetësore, në një kohë kur njëzet departamente kërcënohen nga rritja e epidemisë COVID-19.

“Ne duhet të durojmë edhe për disa javë të tjera, katër deri në gjashtë javë”, theksoi presidenti francez, Macron pa sqarime të mëtejshme, gjatë një vizite në rajonin e Parisit.

Presidenca franceze sqaroi më pas se fjalët e tij i referoheshin progresit të vaksinimit të të moshuarve, që do të bëjë të mundur sqarimin e situatës, duke lehtësuar presionin në spitale, por pa paragjykuar kufizimet e mundshme shëndetësore.

Franca, e përballur me një ripërtëritje të vazhdueshme të epidemisë, po hyn në një javë kryesore në luftën kundër COVID-19.

Qeveria, e cila po përpiqet të shmangë një bllokim të tretë të përgjithësuar, po mbështetet veçanërisht në masa territoriale për të frenuar përhapjen e virusit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I BEHAR SOFISË/ Zbardhet dëshmia e shoferit. Konflikti me sipërmarrësin pistë e rëndësishme, ekspertët kthehen...
Previous article U KAP ME 380 MIJË EURO NË SHTËPI DHE DOLI NË PËRGJIME PËR... / Apeli lë të lirë mjekun Edvin Prifti

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn Botë

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT