Vijon situata e rënduar në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë territorin janë regjistruar 205 raste të reja të të infektuarve me Covid 19.
Ndërkohë që numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve dhe shënon 336. Sipas raportit gjatë 24 orëve të fundit kanë nderuar jetë edhe 6 pacientë të prekur nga Covid-19.
Në total numri i jetëve të humbura në Maqedoni ka shkuar në 368 ndërsa ai i të prekurve në 7777.


