• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ BE po mendon edhe marrjen e vaksinës “Sputnik V” të Rusisë
Home
Nderkombetare

COVID-19/ BE po mendon edhe marrjen e vaksinës “Sputnik V” të Rusisë

15 March, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Bashkimi Evropian ka vlerësuar fushatën globale të Rusisë për furnizimin me vaksina kundër coronavirsit si një marifet propagandistik nga një regjim i padëshirueshëm.

Por, siç shkruan Reuters, duke u bazuar në deklarata të burimeve diplomatike dhe zyrtare të BE-së, blloku tanimë është duke menduar edhe për sigurimin e vaksinave Sputnik V të Moskës, ndërsa përpiqet të realizojë përpjekjet e tij për të vaksinuar 450 milionë njerëz.

Po sipas Reuters, një zyrtar i BE-së i cili negocion me prodhuesit e vaksinave në emër të bllokut tha se qeveritë e BE-së po shqyrtonin fillimin e bisedimeve me zhvilluesit e Sputnik V dhe do të duheshin kërkesa nga katër shtete të BE-së për të filluar procesin.

Siç thuhet më tej, Hungaria dhe Sllovakia kanë blerë tashmë vaksinën ruse, Republika Çeke është e interesuar dhe zyrtari i BE-së tha se Italia po konsideronte të përdorte bioreaktorin më të madh të vendit për prodhimin e vaksinave në një fabrikë ReiThera pranë Romës për të prodhuar Sputnik V.

Brukseli është kritikuar për shpërndarjen e ngadaltë të vaksinave të bllokut.

Në anën tjetër, Italia po intensifikon bllokimet, spitalet në rajonin e Parisit janë afër mbingarkesës dhe Gjermania ka paralajmëruar një valë të tretë.

BE ka nënshkruar marrëveshje me gjashtë prodhues të vaksinave perëndimore dhe ka filluar bisedime me dy të tjerë.

Ajo ka miratuar katër vaksina deri tani por problemet e prodhimit kanë ngadalësuar fushatën e saj.

Nëse Sputnik V do të bashkohej me arsenalin e vaksinave të BE-së, do të ishte një triumf diplomatik për Rusinë, tregtia e së cilës me bllokun është penguar prej vitesh nga sanksionet mbi aneksimin e Krimesë dhe ndërhyrjen e saj në Ukrainën lindore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANXHELA PERISTERI BËN GAFËN "QESHARAKE" NË GJUHËN ANGLEZE/ Shikoni si e shpjegon kuptimin e këngës "Karma" (VIDEO)
Previous article NIS SOT VAKSINIMI NË TË GJITHË VENDIN/ Mijëra mësues pritet të marrin dozën e parë të AstraZeneca

s.autor

Postime të ngjashme

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto Botë

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht! Botë

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT