• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ BE do t’i mbajë njëherë vaksinat për vete
Home
Nderkombetare

COVID-19/ BE do t’i mbajë njëherë vaksinat për vete

23 March, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i refuzon për momentin furnizimet me vaksina për vendet më të varfra. Për shkak të mungesës së vaksinës në vendet e BE ka një presion shumë të madh të brendshëm.

Me këtë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i refuzon kërkesat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH për dhurime të vaksinës nga BE drejt vendeve më të varfra. “Tani ka një trysni shumë të madhe të brendshme në shtetet anëtare për të siguruar vetë vaksinën”, tha von der Leyen për grupin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe. Ajo kujtoi iniciativën Covax të OKB-së me të cilën u mundësohet qasje tek vaksina vendeve më të varfra, dhe ku BE jep një mbështetje prej 2,2 miliardë eurosh. Covax ka shpërndarë ndërkohë 30 milionë doza në 52 vende. “Një mekanizëm shtesë, me të cilën ne si union e ndajmë vaksinën me vende të tjera, do ta fillojmë, kur të kemi një situatë më të mirë prodhimi në BE”, u shpreh von der Leyen.

Grindja me britanikët

BE lejon eksportimin e vaksinës kundër Coronës, megjithëse në vendet anëtare nuk ka vaksina të mjaftueshme. Këtë nuk mund t’ua shpjegosh më dot qytetarëve në Europë, tha von der Leyen. Sipas të dhënave të saj, që nga 1 shkurti janë eksportuar të paktën 41 milionë doza nga BE, megjithëse vaksina mungon në vendet e BE, dhe vaksinimi ecën shumë ngadalë. 10 milionë doza shkuan në Britaninë e Madhe. “Unë nuk mund t’ia shpjegoj qytetarëve europianë, pse ne eksportojmë miliona doza në vende që prodhojnë vetë vaksina, dhe prej tyre nuk vjen asgjë”, u shpreh presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

Ne jemi të hapur, por kjo duhet të jetë proporcionale, dhe të bazohet në reciprocitet”, shtoi von der Leyen, e cila kritikoi prodhuesin britaniko-suedez të vaksinës, AstraZeneca që në tremujorin e parë ofroi vetëm 30% të sasisë së dakorduar me BE. Nga ana kontraktuale është e qartë, që BE merr vaksinë të AstraZenecas edhe nga fabrikat në Britaninë e Madhe. “Nga britanikët ne nuk kemi marrë asgjë, në një kohë që ne ofrojmë vaksinë.”

AstraZeneca prodhon në disa fabrika në BE. “Ne e kemi mundësinë të ndalim një eksport të planifikuar. Ky është mesazhi ndaj AstraZenecas: ti i përmbush kontratën kundrejt Europës, para se të fillosh të eksportosh në vende të tjera”, theksoi Ursula von der Leyen. Në një samit në fundjavë, BE do të vendosë se sa do t’i shtrëngojë frerët.

Nga ana e saj qeveria britanike paralajmëron BE në rast të ndalimit të eksportit me vaksinën e AstraZeneca. Ministri i Mbrojtjes, Ben Wallace tha për median britanike, Skynews se ndalimi i eksportimit do të ishte “kontraproduktiv”. Një ndalim i eksportit për vaksinat do t’i dobësonte mundësitë e fushatës europiane të vaksinimit. Kjo do të dëmtonte “reputacionin” e BE, tha Wallace. Ndryshe nga vendet e BE, Britania e Madhe ka ecur shumë përpara me vaksinimin. Sipas të dhënave të qeverisë, çdo i dyti i rritur ka marrë dozën e parë të vaksinimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULM ME ARMË NË KOLORADO TË SHBA/ Ndërrojnë jetë 10 persona, mes tyre dhe një oficer
Previous article "PAMJET E TRIUMFIT TË JETËS"/ Rama nxjerr FOTON e veçantë: Ja sa familje përfituan bonusin e bebes

s.autor

Postime të ngjashme

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto Botë

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht! Botë

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT