Rreth 858,000 banorë të rajonit të Madridit nga sot dhe për 14 ditët e ardhshme përsëri do i nënshtrohen bllokimit.
Dalja nga shtëpia do të lejohet vetëm për ata që do të shkojë në punë, në farmaci dhe shkolle. Mbyllja prek kryesisht lagjet dhe bashkitë në jug të kryeqytetit spanjoll.
Mynihu forcon masat e kontrollit antiCovid
Gjermania ka raportuar për 1169 të prekur të rinja nga infeksioni dhe 4 viktima Covid. Totali i rasteve me koronavirus është 273477 kurse viktimat numërohen në 9470.
Në Mynih, në tentativë për të frenuar përhapjen e infeksionit, duke filluar nga dita e enjte do jetë e detyrueshme mbajtja e maskës edhe në ambientet e jashtme kurse në disa vende, si psh qendrat historike, grumbullimet do jenë të kufizuara deri në 5 persona