• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ÇORODITJA E TIJ…”/ Avokat Ngjela për Metën: Nuk është profesionist, prandaj gënjen
Home
Politikë

“ÇORODITJA E TIJ…”/ Avokat Ngjela për Metën: Nuk është profesionist, prandaj gënjen

12 September, 2019 F.autor Politikë

Avokati i njohur Spartak Ngjela komenton zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

Ngjela thotë se Meta gënjen kur thotë se: “jam shtyrë për të zhvendosur me dekret datën e zgjedhjeve të dekretuara, sepse kisha të dhëna se do të digjej Parlamenti”.

Avokati thotë se në Shqipëri sapo ka nisur procesi anti-korrupsion.

Reagimi i plotë:

Çoroditja e Metës, vazhdon ta kthejë mbrojtjen e tij në fajësi…

Meta deklaroi se “Parlamenti nuk është i plotë… kjo është krizë përfaqësimi”.

Jo, zoti Meta, kjo nuk është krizë përfaqësimi, është sakrificë në përfaqësim, për të ndëshkuar të korruptuarit.

Largimi i deputetëve PD dhe LSI, dhe futja në Parlament e deputetëve zëvendësues me arsye krejt e krejt ligjore nuk dha krizë, por sukses për Reformën në Drejtësi. Ky ishte sukses historik, sepse sot shqiptarët janë mu në prag të shpëtimit: në Shqipëri tani posa ka filluar antikorrupsioni si proces.

Meta tha gjithashtu që “jam shtyrë për të zhvendosur me dekret datën e zgjedhjeve të dekretuara, sepse kisha të dhëna se do të digjej Parlamenti “.

Nuk është profesionist prandaj gënjen, duke rënduar veten.

Për këtë rast, pyetjet enigmë janë këto:

Po mirë, ky President, nuk ka qenë fare në gjendje ta ndalonte djegien e mundshme të Parlamentit me forcën e shtetit?

Po mirë, nuk mundej ky President të lajmëronte kryeministrin e ti kërkonte atij shpalljen e masave drastike: nga ndalimi i protestës e deri te vendosja e pjesëshme e gjendjes së jashtëzakonshme?

Pse nuk ka bërë Meta asnjë nga këto?

Sepse ka pritur djegien, domethënë destabilizimin e Shqipërisë, ngaqë vetë rrezikohet nga Reforma në Drejtësi kur të fillojë procesi antikorrupsion. Domethënë, Meta është kundër reformës?

Sigurisht. Këtu ka qenë e gjithë loja e tij antikombëtare…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET TURQIA/ Terroristët sulmojnë me eksploziv makinën e civilëve, 4 të vdekur
Previous article TURIZËM/ Shqiptarët shpenzuan jashtë vendit rreth 700 milionë euro

F.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor? Breaking News

"SERBIA, NJË KAFSHË E ÇUDITSHME"/ Rama për nderimet ndaj Ratko Mlladiç pas vdekjes: Ç'është ky humor?

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar” Politikë

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT