• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COPËTIM TË KOSOVËS PËR SERBINË?/ Kodheli dhe Bashkurti në një “zë”: Të ulen në tavolinë dhe të diskutojnë. Jo ndarjes!
Home
Shqipëri

COPËTIM TË KOSOVËS PËR SERBINË?/ Kodheli dhe Bashkurti në një “zë”: Të ulen në tavolinë dhe të diskutojnë. Jo ndarjes!

31 August, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Ideja e proklamuar nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiç, për korrigjim të kufirit, në Tiranë po shihet në mënyra të ndryshme.

Politikanë dhe ish-diplomatë të atjeshëm, nuk e përjashtojnë mundësinë e hapjes së kësaj teme, por edhe ritheksojnë rreziqet që mund të bartë jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por edhe për rajonin hapja e negociatave rreth çështjes së kufijve.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Mimi Kodheli, thotë se “për çdo gjë duhet ulur dhe diskutuar hapur në tryezën e bisedimeve”.

Duke komentuar idenë e presidentëve Thaçi e Vuçiç, që në marrëveshjen e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përfshihet dhe marrëveshja për “korrigjimin e kufirit”, mes këtyre dy vendeve, Kodheli thotë se është ithtare e shtrimit në tavolinë të të gjitha çështjeve pa përjashtim, sado të vështira dhe të ndjeshme të jenë ato, sepse ky është detyrim i politikanëve.

KOMENTI I KODHELIT

“I madhi Shekspir, mes shumë gjërave gjeniale që ka thënë, ka thënë dhe diçka ‘Nuk ka gjëra të pamundura, ka vetëm njerëz të pazotë’. Nëse ne do të jemi të pazotë, nuk do t’i zgjidhim dot gjërat. Nëse jemi ne këtu për të zgjidhur, për t’u dalë zot vendeve tona po jo vetëm vendeve tona, por edhe rajonit dhe më gjerë po edhe historisë, ne duhet t’i zgjidhim gjërat me kosto sa më të ulët, në mënyrë që në fund të ditës, situata të jetë, siç quhet në gjuhën e biznesit, ‘win win situation’- pra, një situatë ku të gjithë mund të dalin të fituar nga kjo gjë. A duhet që kur ulesh në bisedime të lëshosh pe për diçka në mënyrë që të fitosh diçka tjetër? Patjetër, përndryshe nëse gjithkush do të rrinte në istikamin e tij, nuk do të kishte negociata, nuk do të kishim se pse të uleshim në tryezë… Unë jam për një diskutim pafund dhe shpresëplotë se gjërat mund dhe duhet të mbërrihen”.

Përderisa Lisen Bashkurti, ish-përfaqësues i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, konsideron se ideja e hedhur në opinionin publik për debat mbi ndryshimin apo korrigjimin e kufijve, apo shkëmbimet territoriale nuk është një ide realiste, veçanërisht për faktin sepse Ballkani, thotë ai, është një rajon ende shumë delikat për çështjet e sigurisë dhe stabilitetit.

KOMENTI I BASHKURTIT

“Ende ka shtete të dobëta, ende ka shtete të reja, shtete në tranzicion, akoma ka probleme bilaterale midis shteteve, si dhe ka edhe aspekte të mungesës së vullnetit të plotë të bashkëpunimit rajonal, sikundërse ka faktorë gjeopolitik jashtë BE-së dhe NATO-s, të cilët intervenojnë në mënyra të ndryshme për influencën dhe interesat e tyre në këtë rajon “Në këtë aspekt, ideja për këmbimin, ndryshimin apo shkëmbimin e territoreve nuk është realiste, nuk është e drejtë dhe e kërcënon seriozisht rajonin. Ajo ide tani është vetëm si fillim, por askush nuk mund të parashikojë fundin e saj, pasojat që mund të sjellë në të ardhmen e rajonit. Kjo ide nuk është e dobishme, sepse vendet e rajonit kanë nevojë për të konsoliduar paqen dhe paqen nuk e konsolidon prekja e kufijve”.

Ideja për “korrigjimit të kufijve”, thekson Bashkurti, paraqet një ide jashtë kushtetuese përkatësisht një ide të personalizuar, e cila nuk është mbështetur në procesin e politikëbërjes dhe vendimmarrjes institucionale të Kosovës ku përfshihet Parlamenti, Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe opozita.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E JASHTËZAKONSHME/ Talenti SHQIPTAR i MILANIT bën hapin e MADH NË KARRIERË
Previous article E PABESUESHME/ Braziliani Danilo ALVESH, drejt rikthimit në Superiore tek klubi i...

g.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT