• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Company: I gjithë sulmi i Manchester City ka oreksin e Agueros për gola!
Home
Uncategorized

Company: I gjithë sulmi i Manchester City ka oreksin e Agueros për gola!

24 December, 2017 Q.Autor Uncategorized

Vincent Kompany pretendon se të gjithë sulmuesit e Manchester City kanë zhvilluar të njëjtin oreks që ka bomberi i “Qytetarëve” për golat. Aguero shënoi dy herë ndërkohë që City shkoi në +13 pikë në krye të klasifikimit të Premier League, duke shtuar kështu rekordin e tyre në 17 fitore të njëpasnjëshme, me një triumph 4-0 ndaj Bournemouth ditën e shtunë.

Një dygolësh që i mundësoi argjentinasit Aguero një tjetër arritje, pasi më parë ishte bërë edhe golashënuesi rekordmen te City, duke e çuar në 101 numrin e tij të golave në “Etihad Stadium”. Por me Manchester City që arriti 101 gola në Premier League për vitin 2017, dhe 60 gola vetëm për këtë sezon, nuk është më vetëm Aguero ai që po shënon.

Në mënyrën më të spikatur, Raheem Sterling po shijon sezonin e karrierës së tij, me një tjetër gol ndaj Bournemouth, duke arritur kuotën e 16 golave personal këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Aguero struck twice against Bournemouth as City moved 13 points clear at the top of the table

Kapiteni i Manchester City, Kompany deklaroi:”Këta djem janë thjeshtë të uritur për më shumë. Kun ka qenë gjithmonë në atë gjëndje, por unë mendoj se të gjithë të tjerët në sulm kanë atë ndjesinë për të shënuar gola, çka nënkupton për të qenë njeriu kryesor. Është diçka që nuk largohet.

Të gjithë po punojnë fort në stërvitje, mund ta thuash, për tu përmirësuar maksimalisht, me qëllim shënimin e më shumë golave. Kjo ndihmon shumë skuadrën. Ne jemi në një pozicion të mirë, me shumë djem që duan të bëjnë mirë”. Padyshim Sterling e ka ngritur lojën në një tjetër nivel këtë sezon dhe pikërisht për këtë Guardiola deklaroi: “Me dhe pa top ai është shumë agresiv, shumë tensionues. Ajo që më pëlqen më shumë është se sa futbollist i qartë po bëhet. Ai di me saktësi se kur duhet të driblojë dhe kur duhet të pasojë topin.

Më parë ai vetëm driblonte, edhe kur ishte gabim. Gjëja më kryesore për futbollistët e asaj moshe është që të mbajnë të njëjtin nivel loje në çdo ndeshje. Nuk e kam fjalën vetëm për golat, por për paraqitjet e jashtëzakonshme, gjithmonë, shtatë, tetë nga dhjetë në atë nivel, Sterling po e bën atë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ishte kthyer në makthin e banorëve/ Kapet skifteri i tmerrshëm në Shkodër (EMRI DHE BEMAT)
Previous article (FOTO) UEFA zbulon “Top 11” e lojtarëve Under 24

Q.Autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT