• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇMONTOI DISA GRUPE KRIMINALE/ Zbulohet për herë të parë akt marrëveshja e Nuredin Dumanit me drejtësinë
Home
Breaking News

ÇMONTOI DISA GRUPE KRIMINALE/ Zbulohet për herë të parë akt marrëveshja e Nuredin Dumanit me drejtësinë

22 May, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas trasferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim, duke premtuar zbardhjen e krimeve, dosjet e të cilave kishin zënë pluhur prej vitesh.

“Nuk përbën asnjë sekret të themi se ka pasur një informacion të dyfishtë, i cili ka ecur në rrugë të ndryshme, si drejt atyre që kanë kërkuar eliminimin e tij si drejt autoriteteve ligjzbatuese. Në këto kushte ka ardhur në dijeni të faktit që aty duhet ndalur gjithçka dhe ka kërkuar bashkëpunimin e drejtësisë’ u shpreh Artan Simoni, avokati i Nuredin Dumanit.

“Dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë shërben në dënueshmërinë e personave që gjykohen, por nuk mund të shërbejë si prova e vetme për të dënuar të hetuarit që gjykohen në këtë proces penal. Patjetër dëshmia e bashbshkëpuntorit të drejtësisë duhet të shoqërohet me prova të tjera materiale, apo me veprime të tjera hetimore të cilat përputhen” u shpreh Artan Simoni, avokati i Nuredin Dumanit

Informacioni u delegua menjëherë tek SPAK. Tre prokurorët, Altin Dumani, Doloreza Musabelliu dhe Behar Dibra, për dy javë me radhë dëgjuan rrëfimet e tij. Më 18 maj 2022, ata i ofruan Dumanit statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Inside Story ka siguruar ekskluzivisht një audio rrëfimi të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Në këtë dëshmi autentike, publikuar për herë të parë në media, Dumani, rrëfen se krimi i parë që kreu, ka qenë shitja e një arme. Ky moment shënoi hyrjen e tij në një rrugë pa kthim.

Pasi ra në pritë, ai u ndje i tradhtuar dhe i pasigurt për jetën. Kjo e bëri të marrë vendimin për të shkatërruar grupet që dikur u shërbeu. Për tradhtinë dhe futjen në kurth, ai ka folur në seancat gjyqësore maratonë.

“S’kam pas atë ditë informacion se ku ndodhej Talo Çela. Kam komunikuar vazhdimisht me Henrikun. S’kemi qenë për Talo Çelën por për Oti Kilën. Isha me X5 të vjedhur. Morëm dy kallashë me silenciatorë, një pistoletë Zastava. Te kthesa e Cërrikut, pashë disa makina, njëri më bëri foto. U tërhoqa pas, nuk e vura re makinën tjetër që vinte. Në një moment shoh që më gjuajnë me armë. Pashë 3 veta, dy gjuanin dhe shoferin. I dhashë gaz makinës, kur gjuajtën për së dyti më kapën plumbat”.

Dumani, tregoi se ka marrë pjesë në 17 ngjarje kriminale. Vrasje, tentativa vrasje, grabitje etj. Ai ka marrë përsipër të tregojë edhe për persona të tjerë që e ‘pajtonin’, si vrasës me pagesë.

‘Personi nën hetim Nuredin Dumani, merr përsipër të bashkëpunojë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke dëshmuar dhe dhënë informacion të plotë e pa asnjë rezervë ose kusht për të gjitha faktet, ngjarjet dhe rrethanat që shërbejnë si prova vendimtare, për zbulimin, hetimin, gjykimin e të gjithë krimeve të rënda të kryera nga ai dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij’.

Dumani ka pranuar gjithashtu të identifikojë pasuritë me origjinë kriminale që janë në posedim të tij dhe të personave të lidhur. Ai duhet të dëshmojë në çdo rast që e kërkon prokuroria dhe gjykata. Nëse nuk është i sinqertë në dëshmitë e tij, në pikën 5 të akt marrëveshjes thuhet se mund të humbasë edhe statusin.

‘Kjo Marrëveshje bashkëpunimi mund të revokohet nga pala e akuzës, kur vërtetohet se bashkëpunëtori i drejtësisë bën deklarime të rreme, mban rezerva lidhur me faktet, ngjarjet dhe rrethanat që provohet se ka dijeni, ose kur ai me dashje shkel kushtet e përcaktuara në këtë akt-marrëveshje’.

“Ndryshe nga bashkëpunëtorët e tjerë të drejtësisë, në deklarimet e tij janë konstatuar elementë të cilët në bazë të një dëshmie ka kërkuar që të nxirren prova nga elementë të ndryshëm”.

Pas dëshmisë së Dumanit, SPAK lëshoi 32 urdhra arresti, që përfshinin disa prej individëve më të kërkuar të krimit të organizuar shqiptar. Dosja që tashmë është në fazë gjykimi përfshin 20 të pandehur. Ky është një proces gjyqësor që po konsiderohet si një nga më të rëndësishmit dhe më voluminozët për SPAK-un, ngjashëm me maksi-proceset e dikurshme të mafias italiane.

“Çështja në të cilën Nuredin Dumani që ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë një pjesë e saj është gjykim dhe po vazhdon gjykimin ndërsa një pjesë tjetër e saj është në proces hetimor, që ne nuk mund të flasim sot” u shpreh Vladimir Mara, Prokuror i SPAK./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BE-SHQIPËRI/ Mbahet sot Konferenca e pestë Ndërqeveritare, hapet një tjetër grupkapitull! Ja fushat që përfshihen
Previous article DITË E FRESKËT DHE ME SHI/ Parashikimi i motit për sot

s.autor

Postime të ngjashme

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar nga të pasurit dhe të fuqishmit Aktualitet

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar nga të pasurit dhe të fuqishmit

E RËNDË/ 29-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke 13 ditë më parë, më ngatërruan... Aktualitet

E RËNDË/ 29-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke 13 ditë më parë, më ngatërruan...

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT