• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇMONTOHET GRUPI NË KOLUMBI/ Nga lidhja me baronin shqiptar të drogës, tek trafikimi drejt Shqipërisë
Home
Uncategorized

ÇMONTOHET GRUPI NË KOLUMBI/ Nga lidhja me baronin shqiptar të drogës, tek trafikimi drejt Shqipërisë

4 November, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë, Uncategorized

Pas arrestimit të një prej bosëve më të mëdhenj të drogës në Kolumbi, autoritetet vendase shprehen të vendosura për të çmontuar rrjetin kriminal “Clan del Golfo gang”.

Karteli i drogës, sipas drejtuesve të policisë kolumbiane, shtrihet në mbi 28 shtete të botës. Kreu i këtij rrjeti, Dairo Antonio Usuga u arrestua muajin e kaluar dhe konsiderohej si një prej personave më të kërkuar në Kolumbi.

Sipas Reuters, organizata që drejtonte ai, ka aleanca dhe me 5 kartela dhe grupe mafioze ndërkombëtare të cilët sëbashku realizojnë trafikimin e 20 tonëve kokainë çdo muaj.

“Pesë grupe mafioze dhe kartele ndërkombëtare janë drejtuesit me të cilët trafikon Klani del Golfo: Jalisco Nueva Generacion dhe Sinaloa në Meksikë, mafia Calabresa dhe Siciliana në Itali dhe rrjetet ballkanike,” tha drejtori i policisë së Kolumbisë Jorge Luis Vargas.

Më tej ai shprehet se autoritetet kanë identifikuar 28 shtete ku bëhej transporti i kokainës nga ky kartel. Mes shteteve, është edhe Shqipëria dhe Italia.

Dairo Antonio Usuga bënte të mundur pastrimin e parave të pista përmes biznesmenëve të huaj nga Libani, Arabia dhe Izraelit.

Lidhja me bosin shqiptar të drogës Agim Çerma

Grupi kriminal “Clan de Golfo” ka lidhje dhe me “lordin” shqiptar të drogës në Kolumbi të arrestuar në muajin korrik të këtij viti, Agim Çerma.

Këtij të fundit iu kap dhe iu sekuestrua një sasi kokaine që kapte vlerën e 17 mln eurove. Ai drejtonte një rrjet të strukturuar të trafikut të drogës të cilën e shpëndante në vendet europiane, kryesisht në Bullgari.

Udhëheqësi shqiptar i grupit, i njohur edhe si “Jimmy”, jetonte prej disa vitesh në Barranquilla. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari, ishte emisar i Kartelit Ballkanik dhe investitori kryesor i organizatës.

Misioni i tij ishte të merrte kokainë për ta dërguar atë veçanërisht në Sofje të Bullgarisë. Po kështu, ai kishte nën komandën e tij një kolumbian me pseudonimin “Cardona”, i cili punonte si mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror në Cali. Ndikimi kriminal i organizatës ishte përqendruar në departamentet e Cauca, Valle del Cauca dhe Atlántico, ku niseshin fluturimet “charter”.

Agim Çerma u arrestua në qytetin e Monterias. “Kapja për qëllime ekstradimi të pesë anëtarëve të një organizate kriminale transnacionale kushtuar trafikut të drogës, veçanërisht hidrokloridit të kokainës. Kjo organizatë kriminale drejtohej nga Agim Çerma me kombësi shqiptare, i cili kërkohet nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për krimin e trafikut të drogës.

I arrestuari ka një rekord penal për vrasje në Shqipëri. Gjithashtu në Holandë, ku ai u kap për trafik droge”, tha gjeneral majori Herman Alejandro Bustamante, drejtori i Antinarkotikëve të Policisë kolumbiane. Gjatë bastisjeve, Policia kapi 1.500 milionë pesos dhe 332 kilogramë kokainë me vlerë rreth 17 milionë euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUNGOI NË SFIDËN CHAMPIONS NDAJ LEIPZIG/ Messi zbarkon në Madrid. Ja çfarë po ndodh me argjentinasin...
Previous article KANË QËNË SHOQE? Semi tregon çfarë raporti ka pasur në të vërtet me Fifin, pasi ajo e akuzoi që po i ngacmonte Granitin

F.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT