• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇMIMI I PATENTËS 85 MIJË LEKË TË VJETRA? Blendi Gonxhe reagon me URGJENCË: Lajmi është…
Home
Aktualitet
Kronikë

ÇMIMI I PATENTËS 85 MIJË LEKË TË VJETRA? Blendi Gonxhe reagon me URGJENCË: Lajmi është…

17 February, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Duket se Drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhe është tërhequr nga vendimi për dyfishimin e çmimit të patentës ku u përfol se do kushtonte 85 mijë lekë të vjetra.

Gonxhe sqaroi se marrëveshja e Drejtorisë Shtetërore të Transportit Rrugorr ishte nënshkruar me Drejtorinë e Tatimeve dhe Shoqatat e Autoshkollave dhe kjo gjë s’ka të bëjë me rritjen e çmimit, por synon eleminimin e evazionit fiskal dhe informalitetit në sektorin e Autoshkollave.

Gonxhe vë theksin se si duhet të zhvillohet mësimi në autoshkolla duke dënuar ata që përdhosin procesin e mësimdhënies të kursantëve, teksa pranon se këto skandalitete ndodhin brenda institucionit që drejton.

Postimi i plotë i Gonxhes:

“LAJM I GABUAR! Lajmi është: FUND FIKTIVITETIT në Autoshkolla! Zbatim rigoroz i programit të formimit për Leje Drejtimi! Fund lojës me Sigurinë Rrugore! Fund zhvlerësimit të profesionistëve dhe degradimit të tregut të Autoshkollave! As rritet e as dyfishohet çmimi i patentës! Eliminohet evazioni fiskal dhe informaliteti në sektorin e Autoshkollave!

Nuk rritet asnjë tarifë publike që lidhet me shërbimin dhe lëshimin e Leje Drejtimit! Goditet fenomeni i sekserëve që kapin kursantë për ti përdorur Autoshkollat si Nipte apo sa për letra, pa u kryer procesi mësimor, duke iu shmangur kurseve në teori e praktikë, në këmbim të një pagese të ulët por të parregullt! Luftohet konkurrenca e pandershme dhe paligjshmëria!

Fiton Siguria Rrugore! Rriten standardet e mësimdhënies në Autoshkolla! Merr dinjitet dhe vlerë aktiviteti dhe misioni i Autoshkollave! DPSHTRR zbaton aktet ligjore në fuqi që përcaktojnë programin e detyrueshëm zyrtar të përgatitjes në Autoshkolla, kryerjen e plotë dhe transparent të tij!

Siguria Rrugore kërkon Autoshkollim serioz, proces kritik që nuk mund të garantohet pa kushtet logjistike, kapacitetet teknike e didaktike që përkthehen në kosto të domosdoshme! Kurset gjysmake, shkollimi i munguar, kontratat fiktive, punësimi në të zezë ose fiktiv, regjistrat fiktivë të pjesëmarrjes në orët mësimore, janë parathënia e aksidenteve dhe fataliteteve rrugore, kostove sociale e ekonomike që tejkalojnë sektorin e Autoshkollave duke cënuar tërë shoqërinë, sigurinë publike dhe aspiratat integruese! Marrëveshja DPSHTRR dhe DPT dhe Shoqatat e Autoshkollave është investimi më i fortë për cilësi Autoshkollimi, mbrojtje konsumatori e Siguri Rrugore”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS NDËRHY MË"/ Luizi i kthehet keq Kiarës: Kur flas unë...
Previous article MREKULLI NËN RRËNOJA/ Pothuajse 11 ditë i zhdukur, nxirret i gjallë një 12-vjeçar në Turqi

s.autor

Postime të ngjashme

U ARRESTUA NË DUBAI/ Policia jep detaje: Si blinte Nexhmedin Danaj sasi të konsiderueshme droge me transferta digjitale Aktualitet

U ARRESTUA NË DUBAI/ Policia jep detaje: Si blinte Nexhmedin Danaj sasi të konsiderueshme droge me transferta digjitale

NË KËRKIM PËR PASTRIM PARASH/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj Aktualitet

NË KËRKIM PËR PASTRIM PARASH/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike Aktualitet

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT