• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ÇMIMET E “ÇMENDURA” TË ENERGJISË/ Vetëm në tetor u blenë rreth 65 milionë euro në treg të lirë
Home
Ekonomi

ÇMIMET E “ÇMENDURA” TË ENERGJISË/ Vetëm në tetor u blenë rreth 65 milionë euro në treg të lirë

26 October, 2021 Delo.autor Ekonomi

Energjia është kthyer në të mirën më të lakmuar të këtyre ditëve dhe çmimet në bursa kanë prekur nivele rekord teksa u theksua se nuk bëhej më fjalë për vlerë financiare, por për sasi të disponueshme për blerje.

Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL), një nga tre kompanitë pjesë e OSHEE Group, pagoi vetëm në tetor për të siguruar energjinë e nevojshme për konsum rreth 65 milionë euro, një shumë kjo rekord dhe më e madhja e regjistruar ndonjëherë në një hark të tillë kohor prej më pak se 30 ditësh. Mjafton të shohim procedurat që janë zhvilluar gjatë këtij muaji që mbulojnë periudhën nga data 4 tetor deri në 31 tetor për të llogaritur dhe shpenzimin që është dashur të bëhet.

Ajo që bie në sy për çdo procedurë është fakti që është shtrirë në të paktën tre faza dhe ku pavarësisht kësaj shtrirje nuk është arritur të sigurohet në pjesën më të madhe sasia e kërkuar e energjisë.

Për datat nga 4 tetori deri në 31 tetor janë blerë në treg të lirë mbi 237 mijë MWh energji, çka bën që çmimi mesatar me të cilën është siguruar një megavat/orë është rreth 273 euro/ MWh.

Sigurisht ky çmim rezulton nga mesatarizimi, por FTL-së i është dashur të blejë energji në nivele mbi 320 euro MWh.

Qeveria shpalli në 8 tetor gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike duke sjellë bashkë me të një sërë masash që nisin nga pezullimi i investimeve në sektorin e energjisë nga të tre operatorët dhe fokusimi i tyre tek sigurimi i energjisë për konsum deri tek vendosja në dispozicion të instrumenteve financiarë për OSHEE-në. Kjo e fundit ka në dispozicion 100 milionë euro për të siguruar energjinë e nevojshme gjatë këtij viti në tregun e lirë ndërkohë që 100 milionë të tjera janë në dispozicion për pjesën e parë të vitit tjetër. Gjendja e emergjencës është lënë në fuqi deri më 15 prill 2022.

Por teksa u tha se OSHEE do të ketë në dispozicion për këtë vit 100 milionë euro për blerje energjie thuajse 65 për qind e këtij fondi është fshirë vetëm në muajin tetor teksa mbeten para nëntori dhe dhjetori. Sigurisht shpresat janë varur tek ndryshimi i situatës hidrike në vend dhe reshjet potenciale në vjeshtë dhe dimër por nuk ka asnjë garanci mbi ecurinë dhe sytë mbeten në tregun e lirë.

Aktualisht çmimet në bursa vijojnë të mbeten të lartë edhe pse disi më ndryshe nga mesi i tetorit. Në Bursën e Hungarisë 1 MWh për datën 26 tetor u shit mesatarisht me 235 euro, ndërkohë që në pik regjistroi vlerën 251 euro. Ekspertë ndërkombëtarë të sektorit të energjisë dhe ekonomistët parashikojnë që kriza e energjisë të zgjasë të paktën dy vjet deri në stabilizimin e çmimeve për shkak të kushteve dhe faktorëve kompleksë që e krijuan atë dhe nga e cila po vuan një pjesë e mirë e globit./ Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JA QË NDODH/ Miliarderja iu jep punëtorëve të saj nga 10 mijë dollarë
Previous article VRASJA E DYFISHTË NË VLORË/ U zunë për ndarjen e ullinjve, zbardhet dinamika

Delo.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT