Pas Elbasanit, ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore edhe në Shkodër. Mësohet se disa Qendra Votimi janë të mbyllura, pasi Bashkia Shkodër thotë se është duke respektuar dekretin e presidentit Ilir Meta. Dy prej shkollave që janë të mbyllura, shkolla “Pashko Vasa” dhe “Shkolla Pyjore”.
Ditën e nesërme Shqipëria i drejtohet zgjedhjeve lokale, ku pjesëmarrëse është vetëm mazhoranca. PD dhe LSI kanë djegur mandatet dhe janë jashtë zgjedhjeve, ndërkohë që ngërçi është shtuar pas dy dekreteve të presidentit Ilir Meta, atë për anulimin e zgjedhjeve dhe atë për një datë të re që është 13 tetori, të dyja këto dekrete të quajtur nul nga PS.


