• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ÇMENDURI JURIDIKE”/ Gjiknuri i kthehet opozitës: Nuk e di se kush ju këshillon, por me mua po bëni autogol
Home
Politikë

“ÇMENDURI JURIDIKE”/ Gjiknuri i kthehet opozitës: Nuk e di se kush ju këshillon, por me mua po bëni autogol

22 February, 2022 s.autor Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i është përgjigjur opozitës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku sqaroi se përse është dhënë për 25 vjet kontrata koncesionare Inceneratorit të Elbasanit për shitjen e energjisë. Gjiknuri i tha opozitës se interpretimi i tyre është ‘çmenduri juridike’ dhe se përpjekjet e tyre për të përfshirë emrin e tij në ndonjë aferë është ‘autogol’.

Gjiknuri: Pse ne e paskemi dhënë për 25 vjet. Impiantet fotovoltaike e kanë 40 vite. Kjo është e drejta e shfrytëzimit. Është njësoj siç lëshohet një leje mjedisore, siç targohet një makinë që ka të drejtën për t’i mbajtur ato targa 10 vite. Si mund të mendosh që një impiant që e merr dikush në shfrytëzim dhe po nuk pati të drejtën e shfrytëzimit të sigurojë të ardhur. Çmenduri juridike, nuk e di kush ju këshillon nëse keni dashur të lidhni emrin tim me këtë autorizim, keni bërë një atuogol të madh.

Helidon Bushati: Qartësoni, ati që ju thatë te kohëzgjatja e fotovoltaikëve apo hidrikëve, cili është ndryshimi. Ndryshimi mes atyre dhe këtij rasti është se ky rast është ndërtuar me paratë e taksapaguesve shqiptar, mbështetje e pastër nga buxheti i shtetit. Nuk duhej të ishte koncesion i dhënë pa garë për një subjekt. Ky rast është ai i një investimi publik, ku i ashtuquajturi investitor që është zbatuesi i punimeve, po merr atë që është bërë me paratë e shtetit pa hedhur asnjë lek, i keni dhënë të drejtën ta shfrytëzojë për 25 vite.

Gjiknuri: Nuk e di ku qëndron problemi kur gjërat janë të saktësuara në ligj e kontratë. Detyrimi i Ministrit për dhënie autorizimi është përcaktuar në ligj. Pyetja shtrohet a përbën kjo risk për arbitrazh? A thua se ky komision është ngrit për këtë. Lexo kontratën aty materializohen të drejtat e palëve. Ju duhej të merrnit të pyesnit ekspertë të bënit një interpretim të kontratës. Detyrimi i Ministrisë së Energjisë për dhënie autorizimi, vjen nga parashikimi në kontratë. Kjo kontratë është bërë në 2014. Ky 25-vjeçari është gallatë e madhe. Është lëshuar 25 vjet sepse në atë kohë u mendua që një teknologji që po përdoret për herë të parë në Shqipëri, i jepet një jetëgjatësi 25 vite impiantit që pas 25 vitesh ky ka detyrimin të bëjë një aplikim të ri. Kjo sepse objektet me kalimi e kohës amortizohen dhe ulet eficienca energjetike, bien parametra e prodhimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREZANTON SAKON NË DURRËS/ Rama "thumbon" Bashën dhe Berishën: Njëri thotë do i vëmë bravën Portit, tjetri varenë
Previous article GATI TË PLASË LUFTA? Rusia merr vendimin, do të evakuojë stafin diplomatik nga Ukraina

s.autor

Postime të ngjashme

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT