• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ÇMENDI” MANJATËT ME PISHINËN, PALESTRËN DHE KUZHINËN/ Gjibraltari nxjerr në shitje superjahtin e konfiskuar të oligarkut rus
Home
Botë

“ÇMENDI” MANJATËT ME PISHINËN, PALESTRËN DHE KUZHINËN/ Gjibraltari nxjerr në shitje superjahtin e konfiskuar të oligarkut rus

20 August, 2022 s.autor Botë

Pjesë e sanksioneve të marra nga Perëndimi si masë ndëshkuese ndaj Moskës për nisjen e luftës në Ukrainë, ka qenë edhe bllokimi i pasurive të shumta të okligarkëve dhe personave të lidhur me Putinin.

Gjibraltari ka njoftuar se do të nxjerrë të martën në ankand superjahtit e ndaluar të një oligarku rus

Jahti në pronësi të oligarkut rus ka një vlerë prej 65 milionë paund, do të bëhet i pari mjet luksoz që do të shitet që nga marrja e sanksioneve.

Megjithatë, “Axioma” 72.5 metra nuk po shitet për të mirën e popullit ukrainas, por për një bankë investimi amerikane, JP Morgan, e cila pretendon se pronari miliarder i jahtit, Dmitry Pumpyansky, i detyrohet më shumë se 20 milionë dollarë.

Anija, e cila përmban gjashtë kabina luksoze, një pishinë, një dhomë kinemaje 3D, palestër, dhe një xhakuzi, u bllokua pasi u ankorua në Gjibraltar në mars.

Pumpyansky, pronari dhe kryetari i prodhuesit të tubave të çelikut OAO TMK, një furnizues i kompanisë ruse të energjisë në pronësi të Gazprom, iu nënshtrua sanksioneve nga Britani, BE dhe SHBA pas pushtimit të Ukrainës.

Autoritetet britanike deklaruan se miliarderi, i cili kishte krijuar një pasuri prej 1.84 miliardë paundësh, ishte një nga oligarkët “më të afërt me Putinin”.

Ndërsa dhjetëra superjahte të dyshuara se janë në pronësi të oligarkëve të sanksionuar, janë ndaluar ose konfiskuar në të gjithë botën, Axioma është i vetmi që është vënë në shitje.

Mbretëria e Bashkuar dhe qeveritë e tjera kanë sugjeruar se pasuritë e oligarkut të sanksionuar mund të konfiskohen dhe të përdoren për të ndihmuar refugjatët ukrainas .

Megjithatë, në këtë rast, jahti u ndalua nga qeveria e Gjibraltarit pas një pretendimi ligjor nga JP Morgan , i cili tha se kompania mbajtëse e Pumpyansky Pyrene Investments i kishte borxh më shumë se 20 milionë dollarë.

JP Morgan tha se fakti që miliarderi i ishte nënshtruar sanksioneve do të thoshte se kushtet e kredisë ishin shkelur sepse ligjërisht nuk mund të pranonte shlyerjet e huasë nga Pyrene dhe kërkoi nga gjykatat e Gjibraltarit të ndalonin dhe shisnin jahtin.

“Axioma u arrestua pas paraqitjes së një kërkese admiraliteti në gjykatën supreme. Duke qenë se shitja është me ankand, në bazë të një urdhri të gjykatës, marshalli i Admiralty nuk mund të thotë se sa pritet të shitet ose sa persona kanë shprehur interes mbi mjetin”, tha një zëdhënës i Shërbimit të Gjykatave të Gjibraltarit.

Jahti, i cili u projektua nga projektuesi i famshëm i superjahteve Alberto Pinto, u ndërtua nga Dunya Yachts në Turqi në vitin 2013. Varka, e cila fillimisht u quajt Sheshi i Kuq përpara se të quhej Axioma, ishte në dispozicion për tu marrë me qira për 558,500 dollarë në javë.

“Me ambientet e tij të brendshme luksoze, gamën e gjerë të objekteve në bord dhe një ekuipazh shumë të trajnuar dhe profesional, një jaht luksoz me pushime në bord me motor Axioma premton të jetë spektakolare,” thuhet në listën e ankandit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AJO THA "PO"/ Ushtari ukrainas i propozon martesë të dashurës në postbllok, shokët brohorasin
Previous article PAMJET/ I nxehti ekstrem po than lumenjtë me rëndësi jetike në mbarë globin, shihni si duket transformimi i 6 prej tyre nga hapësira

s.autor

Postime të ngjashme

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja Botë

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit Botë

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake Botë

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT