Moti do të vazhdojë të jetë i rënduar me shira dhe vranësira në orët dhe ditët në vazhdim. Sipas Meteoalb, moti do të vijojë të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të shoqëruara me shira. “Kjo situatë do të shoqërojë ditën e hënë dhe pjesërisht ditën e martë.” – thuhet në deklaratën e Meteoalb.
Moti do të ndryshojë në pjesën e dytë të kësaj jave ku do të kemi kthjellime të tij.
Edhe për situatën e temperaturave do të kemi ndryshme. Temeraturat do të rriten gradualisht gjatë gjithë javës duke arritur maksimumin në fundjave kur termometri do të shënojë mbi 24 gradë celcius. Bëhuni gati për një fundjavë të nxehtë e me temperatura normale të stinës.


