Ashtu siç dhe ishte parashikuar, moti në kryeqytet rezultoi të ishte i paqëndrueshëm. Tirana prej gati një ore është përfshirë në reshje të dendura shiu.
Këtë e shohim edhe në videon e mbërritur në redaksinë e Alpenews.al, ku një nga rrugët kryesore të kryeqytetit ajo e “Myslym Shyrit”, është gati në nivel përmbytjeje.


