Komisariati në Elbasan ka pasur një fluks ankesash dhe denoncime për dhunë ndaj grave. Policia menjëherë ka nisur hetimet dhe arrestimin e personave.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.P., vjeç 29, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Sul Paprri”, duke drejtuar mjetin tip “Volkvagen”, ka aksidentuar shtetasen L.K., vjeçe 58, banuese në lagjen “Sul Paprri”, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 05.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.F., vjeçe 39, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi G.F., vjeç 44, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E.Ll., vjeç 38, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Dyli Haxhire”, ka goditur me grushte shtetasen V.B., vjeçe 22, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 05.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.H., vjeçe 48, pasi dyshohet se bashkëshorti, I.H., vjeç 52, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 05.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.H., vjeç 52, banues në Belsh, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases A.H., vjeçe 48. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 130/a i Kodit Penal.
Më datë 06.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.A., vjeç 29, banues në fshatin Floq, pasi më datë 05.05.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës, shtetases A.A., vjeçe 50. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 130/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin J.G., vjeç 44, banues në fshatin Hasmashaj, pasi dyshohet se në Peqin, ka kanosur me fjalë shtetasin Sh.H., vjeç 44, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.


