• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Çizmja e Monikës kundër Edi Ramës mbërrin në Rusi, paralajmëron “Sputnik”: Revoltat popullore do ndezin Ballkanin
Home
Shqipëri

Çizmja e Monikës kundër Edi Ramës mbërrin në Rusi, paralajmëron “Sputnik”: Revoltat popullore do ndezin Ballkanin

21 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Nuk kanë vonuar qarqet ruse që të nxehin situatën pas seancës së të hënës në Kuvend, kur shpërthyen mjetet tymuese, sherri, por mbi të gjitha çizmet e Monika Kryemadhit ndaj kryeministrit Edi Rama.

Portali i Kremlinit “Sputnik”,  me një koment autorial të edicionit në gjuhën serbe, e titullon shkrimin duke shpallur nisjen e revoltave popullore ndaj Edi Ramës.

Linja e të gjithë shkrimit të shkruar nga ajo që firmos gjithmonë artikujt kundër kryeministrit shqiptar, Brankica Ristiç është thuajse në një linjë me tezat e PD-LSI-së.

“Këpucët ndaj Edi Ramës u hodhën për të arritur në Serbi”, shkruan “Sputnik”, duke thënë se thelbi i revoltave do të dobësojë edhe autoritetin e kryeministrit tek shqiptarët e Kosovës, të Preshevës dhe Maqedonisë.

“Nëse ndodh një revoltë popullore në vend, atëherë ajo do të kishte një efekt domino në të gjithë hapësirën shqiptare.

Lideri i partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shpalli fillimin e kryengritjes popullore. Arsyeja pse e gjithë kjo po ndodh është emërimi i prokurorit të ri të shtetit, i cili duhet të merret me krimin e drogës, e cila lulëzoi në Shqipëri, si dhe korrupsioni në radhët e politikës”, shkruan ndër të tjera “Sputnik”.

Portali i Kremlinit, vazhdon më tej duke cituar një analist të sajin, një shqiptar që banon në Vojvodinë, që quhet Demo Berisha, i cili thekson se lideri i opozitës Lulzim Basha, edhe pse ka një qëndrim të njëjtë me Ramën për shqiptarët në rajon, është më i moderuar se ai.

Dhe më tej “Sputnik”, paralajmëron as më pak e as më shumë, por thotë që në Shqipëri parashikohet një periudhë identike me vitin 1997, kohë kur vendi shkoi në kaos.

“Duke pasur parasysh se Basha njoftoi nisjen e demonstratave nga janari i vitit të ardhshëm, por edhe një rezistencë në Parlament, mund të thuhet se Shqipëria po përjeton një sërish një 1997, kur vendi hyri në konflikte të armatosura.

Edhe qeveria e atëhershme nuk mundi të luftonte me një shkallë të lartë të korrupsionit”, shkruan Brankica Ristiç, e cila parashikon më pas se konflikti do të përhapet.

“Shumë nga konfliktet në Shqipëri lidhen me përshkallëzimin e konflikteve në Kosovë dhe Metohi.

Duke pasur parasysh këtë, nuk është e kotë të pyesësh nëse është e mundur që konfliktet e brendshme politike nga Tirana po përhapen në zona të tjera ku jetojnë shqiptarët”, vijon “Sputnik”, në shkrimin e tij të gjatë ku citon Demo Berishën dhe Dushan Janjiç, të cilët janë të zakonshëm në analizat e portalit të Kremlinit ku goditet Edi Rama.

“Dhuna në Parlament dhe jashtë saj i referohet shkatërrimit të autoritetit të Edi Ramës.Në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë, të gjithë politikanët në Shqipëri janë në një linjë por Lulzim Basha është më i moderuar”, thotë Demo Berisha.

Kurse Dushan Janjiç i Forumit për Marrëdhënie Etnike, thekson se këto trazira mund të jenë edhe efekt i deklaratave të paradokohshme të Edi Ramës për bashkimin e shqiptarëve.

Janjiç shkon më tej kur përmend 1997-n.

“Po të vëmë re me kujdes, i gjithë konflikti i vitit 1997 në Shqipëri u derdh në Kosovë me daljen publike, forcimin dhe determinimin e UÇK-së. Por ky aktivizim rajonal nuk mund të bëhet nga vetë Shqipëria. Ajo mund të ketë sukses vetëm nëse ka ndodhur ose ka koinciduar me disa procese të tjera dhe një prej tyre mund të jetë aktivizimi i çështjes së Sanxhakut apo Serbisë jugore. Kjo do të merrte më shumë rëndësi, pasi kjo mund të çonte në destabilizimin e Malit të Zi”, thotë Janjiç.

Megjithatë, “Sputnik” në prognozën e saj nuk thekson se si do të realizohej skenari për të zgjeruar konfliktin në rajon, apo kujt i intereson.

Nuk është paralajmërimi i parë që portali i Kremlinit e bën për Ballkanin. Kështu shkroi edhe përpara 27 prillit në Maqedoni… (tesheshi.com)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANDI BUSHATI: Donald Lu nuk mund të bëjë vezën e artë
Previous article VIDEOJA E VITIT/ Përmbledhja e momenteve më humoristike për 2017. Do të shkriheni së qeshuri

Redaktor2

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT