Nuk mund të mos komentohet kaq gjatë hedhja e çizmeve drejt kryeministrit Edi Rama. Veprim ky që ndodhi të hënën në Parlament, nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.
Sonte ajo tha se “do përgatitem herë tjetër ta hap krahun tamam që t’i shkojë mu në lule të ballit që të mos hallakatem kot”.
Kryemadhi shkëmbeu edhe batuta me drejtuesin e emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi, të cilit i tha: Ti më mirë të më kishe ftuar në studio, sa më mbajte këtu kot, se nuk të dëgjoj mirë në kufje. Teksa Rakipi ia ktheu: Të na gjuaje me çizme edhe ne…
Ndërsa lidhur me procedimin penal qe ka bere Policia ndaj Kryemadhit, pas protestës së të hënës, Kryemadhi tha: “shumë mirë le të më arrestojnë…aman mos e thuaj kështu se do dëgjojë vajza ime Era dhe do shkojë ta presi Ramën në aeroport atje në Rinas”.
‘Opozita nuk është njësit guerril. Por opozita nuk është pjese e të keqes’, u shpreh kreu i PD-së në studion e Opinion.


