• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“CILËN BASHKI RREZIKON TË HUMBASË PS?” Rama: Betejën e kemi pa kundërshtarë
Home
Politikë

“CILËN BASHKI RREZIKON TË HUMBASË PS?” Rama: Betejën e kemi pa kundërshtarë

3 May, 2023 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën si i ftuar në ‘Wake up’ në Top Channel.

Duke u ndalur te zgjedhjet e 14 Majit, ai u shpreh i bindur se Partia Socialiste e diskuton mundësinë e humbjes në shumë pak bashki tëvendit.

“Në të gjitha fushata kjo është një fushatë ndryshe, nuk e ndjej si një betejë si të tjerat me kundërshtarë konkret. E ndjej si përcaktuese për të ecur përpara. Patjetër që si kemi bërë gjërat mirë. Duke e parë nga afër bilancin, kemi bërë gjëra të mira në bashki, qytetet janë të pastra, përjashto Shkodrën. Akoma sot vazhdojnë kazanët mbushen me plehra rrinë me ditë në rrugë. Qytetet sot nuk kanë probleme me ujin e pijshëm, sot mbulojmë më shumë sesa mbulohej përpara 90-tës. Në te gjitha qytetet nuk është refreni “do tju sjellim ujë”, pjesa më e madhe e ka. Tirana është më e vështira se ka një rritje të madhe të popullsisë. Është shumë e rëndësishme të përmirësojmë bilancin. Nuk është fushatë konfrontuese, kemi preferuar ta mbajmë komunikuese, nuk janë kundërshtarët në sensin e përplasje. Kemi shumë pak bashki që janë në diskutim. Një kandidat është më shumë sesa një person, është një burim energjie që ka të bëjë me mbështetjen që ka, ka të bëjë me forcën që përfaqëson, nëse është i pavarur ka të bëjë me atë shtresë apo grup që mund të jenë bashkuar për ta mbështetur.”– tha Rama në Wake up.

Ai është ndalur tek deklarata e tij se nuk do të bashkëpunojë me bashkitë ku mund të fitojë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Sipas Ramës janë pikërisht ata që s’e kanë bashkëpunimin në ADN.“Jo nuk do të bashkëpunojmë sepse s’dua unë, por eksperienca ka treguar se edhe pa pasur këtë ngërç kaq të madh të një damkosjeje e cila është shumë serioze, bashkëpunimi ka qenë i vështirë për shkak të kulturës politike të asaj force që s’ka bashkëpunim në ADN e vet. Tani bëhet me e vështirë, gjithë përpjekja është të luftohet. Në fund të ditës themeli është çfarë do ofrosh më mirë. Përmbytjet janë një probleme më të mëdha, kemi marrë masa. Ne në Shkodër kemi pasur një situatë barrikade, në sensin e bashkëpunimit të bashkisë me Qeverinë. Ne e kemi bërë punën në Shkodër, që nuk kanë qen të lidhura me aprovimin e bashkisë, rrugën Shkodër-Velipojë. Është një rrugë alpesh perfektë, po bëjmë rrugën Shëngjin-Velipojë, pro këto janë vendime qe nuk varen nga bashkia. Pengesa e bashkisë është e vazhdueshme, tani që fjalim rruga është e penguar nga ana e Shkodrës sepse bashkia nuk lëshon letrat. Bashkia nuk jep lejen për të filluar punën. Me bashkitë e tjera, halli është ndryshe sepse ka projekte, i bien dyerve”– tha Rama në WakeUp.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LËRE ATË SHTRIGËN, MË MERR MUA"/ Kiara zbulon mesazhet që shkojnë në “Instagram”-in e Luizit
Previous article E PËSON KEQ/ Falsifikoi kartëmonedha 100 dollarëshe, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E ÇLIRIMIT/ Begaj: Kemi detyrimin të ruajmë amanetin e dëshmorëve, lirinë e Atdheut Politikë

DITA E ÇLIRIMIT/ Begaj: Kemi detyrimin të ruajmë amanetin e dëshmorëve, lirinë e Atdheut

“NUK KA KRIZË NË NDËRTIM”/ Rama: Pronat në Tiranë kanë fituar vlerë Politikë

“NUK KA KRIZË NË NDËRTIM”/ Rama: Pronat në Tiranë kanë fituar vlerë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar Politikë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT