• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Cilat janë sfidat e këtij viti për ekonominë shqiptare
Home
Ekonomi

Cilat janë sfidat e këtij viti për ekonominë shqiptare

6 January, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Ekonomia shqiptare po e nis këtë vit pa asnjë investim të huaj domethënës dhe me një klimë të rënduar biznesi.
Vëzhgues të saj pohojnë se pesimizmi ka përfshirë kompanitë prodhuese, sistemin bankar dhe vetë banorët, që po emigrojnë nga vendi.

Ekonomia shqiptare po e nis këtë vit pa asnjë investim të huaj domethënës dhe me një klimë të rënduar biznesi.

Vëzhgues të saj pohojnë se mungesa e optimizmit ka përfshirë kompanitë prodhuese, sistemin bankar, edhe vetë banorët, që po emigrojnë nga vendi.

Emigrimi renditet si problem i parë për ekonominë, nga Gjergj Erebara, analist i rrjetit investigativ të lajmeve BIRN.

Ai thotë se përherë e më shumë njerëz po e braktisin Shqipërinë, duke e zbrazur nga fuqia punëtore, nga konsumi dhe nga kursimet.

Qendra për Kërkime Ekonomike sapo ka mbyllur një studim mbi gjendjen aktuale të ekonomisë dhe, sipas drejtuesit të saj Zef Preçi, sfidat kryesore mbeten barra e rëndë fiskale e korrupsioni si dhe përmirësimi i klimës së pafavorshme të biznesit që ndihet në vend.

Problemi kryesor, sipas zotit Erebara, mbetet aftësia e qeverisë për të shpenzuar buxhetin e shtetit në mënyrën e duhur çdo muaj dhe jo vetëm në dhjetor.

Shpenzimi i buxhetit po bëhet kryesisht me koncensione dhe jo me investime publike direkte në objekte të domosdoshme. E njëjta gjendje e nderë është edhe nëpër banka, ku kredia për ekonominë ka rritje zero dhe kursimet janë në nivele minimale.

Konkurrenca e pandershme po pengon ndjeshëm ekonominë, dhe masat shtesë kundër informalitetit kanë goditur pjesën më të varfër të bizneseve, ndërkohë që bizneset e mëdha vazhdojnë të bëjnë shkelje dhe evazion të përmasave të ndjeshme, sepse janë të lidhur me politikanët.

Ndryshimi i shpeshtë i ligjeve ekonomike është një problem më vete për bizneset, sepse nuk projektojnë dot asgjë me këtë paqëndrueshmëri ligjore./voa

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (VIDEO) Mbyllet pjesa e parë, Atalanta e Berishës me 10 lojtarë ndaj Romës. REZULTATI
Previous article Pothuajse zyrtare: Coutinho tek Barcelona për 160 milionë euro

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj Ekonomi

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT