• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Cilat janë degët më të preferuara nga maturantët dhe pikët për secilin program
Home
Sociale

Cilat janë degët më të preferuara nga maturantët dhe pikët për secilin program

24 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla ka bërë publik një pjesë nga raporti mbi arsimin e lartë për vitin akademik 2018-2018.
Në të listohen programet e studimit që kanë rezultuar më të kërkuara nga maturantët në të dyja raundet e aplikimit në ciklin e parë.

Listën me 20 programe e kryeson dega “Administrim-Biznes” me 8734 kërkesa, ndjekur nga “Drejtësia” me 8319 kërkesa. Po ashtu pak mbi 8 mijë aplikime ka edhe për degën “Punë Sociale”.

Në bandën e mbi 7 mijë kërkesave ndodhen degët Psikologji dhe Shkenca Politike, me përkatësisht rreth 7400 dhe 7200 aplikime në dy raunde.

Gjuha angleze renditet gjithashtu mes programeve më të kërkuara me 6762 kërkesa, ndjekur nga Financa me 6310 kërkesa dhe Gazetaria me 5670 kërkesa, raporton “scan”.

Dhjetëshen e programeve më të kërkuara të studimit e mbyllin degët “Administrim dhe Politika Sociale” dhe “Ekonomiks”.

Ndërkohë, programet e tjera më të kërkuara radhitur sipas kërkesave janë: Sociologji, Informatikë Ekonomike, Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Gjuhë-Letërsi, Informatikë, Inxhinieri Telekomunikacioni, Inxhiniere Informatike, Financë-Kontabilitet, Mjekësi e Përgjithshme dhe Stomatologji.

Nga 20 programet e mësipërme bie në sy që 5 programe i përkasin fushës së ekonomisë dhe financave, 4 programe janë të lidhura me informatikën dhe 7 programe klasifikohen brenda fushës sociale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tjetër largim nga Barcelona, pranë nënshkrimit me klubin nga Serie A
Previous article Publikohen kandidaturat për Çmimet Oscar. Ja filmat pretendent (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT