• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇIFTET QË VDIQËN NË AKSIDENTE/ Rastet TRAGJIKE: Nga invalidi dhe PËRPLASJA në treg tek…
Home
Breaking News

ÇIFTET QË VDIQËN NË AKSIDENTE/ Rastet TRAGJIKE: Nga invalidi dhe PËRPLASJA në treg tek…

4 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në Korçë ku një çift kalimtarësh u përplas për vdekje nga shoferi që më pas u largua nga vendngjarja. Edhe pse çifti u transportua në spital, plagët ishin të renda dhe nuk mundën të mbijetonin.

Rastet kur çifte të bashkërshorteve kanë humbur jetën në aksidente fatkeqësisht nuk janë të pakta teksa rikujtojmë një nga më të tmerrshmit në tregun e Milotit.

Çfarë ndodhi sot:

Një aksident i rende ndodhi sot në aksin rrugor Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Pocestë, ku një çift bashkëshortësh janë përplasur nga një automjet.

Si pasojë e përplasjes, bashkëshortët kanë mbetur të plagosur rëndë. Ata janë transportuar me urgjencë në spital, ku edhe kanë ndërruar jetë.

Çifti i bashkëshortëve, Saimir Shaholli 70 vjeç dhe Vjollca Shaholli 63 vjeçe, banues në fshatin Voskop të Korçës, kanë humbur jetën. Polici bën me dije se një automjet ka aksidentuar burrë dhe grua, të cilin po kalonin rrugën.

Invalidi hyn në tregun e Milotit, përplas për vdekje burrë e grua

Një invalid duke drejtuar një makinë, ka humbur kontrollin dhe ka hyrë brenda tregut të Milotit. Ai ka përplasur me makinën e tij disa persona, derisa është ndaluar para një dyqani. Dy prej të goditurve, një çift burrë e grua, kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur.

Vdesin burrë e grua, plagoset djali i tyre

Dy të vdekur  në rrugën nacionale Shkodër – Lezhë.

Në vendin e quajtur Beltojë, një kamion transporti është përplasur me një autoveturë tip “Benz” e për pasojë kanë gjetur vdekjen burrë e grua. Përplasja ka qenë aq e fortë, sa që kanë humbur jetën në vend bashkëshortët Hysni Brahimi, 67 vjeç dhe Maje Brahimi, 61 vjeçe, si dhe ka mbetur i plagosur rëndë djali i tyre, Dritan Brahimi, 26 vjeç, i cili ndodhej në drejtimin e “Benz”-it në momentin e përplasjes.

Aksident i rëndë në Fier-Ballsh, vdesin prindërit, plagoset djali

Burrë e grua kanë mbetur të vdekur, ndërsa djali i tyre mbijetoi, si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin Fier- Ballsh, në vendin e quajtur Visokë. Viktimat janë Ramadan e Anife Mina, përkatësisht 76 dhe 65 vjeç. I dëmtuari ishte djali i tyre, Vladimir Mina 45 vjeç, i cili ishte dhe drejtuesi i mjetit me targa greke.

Çifti në Kosovë humb jetën pas aksidentit tragjik në autostradë

Tre është numri i viktimave nga aksidenti i pasdites në autostradën Pejë-Prishtinë, në fshatin Gllarevë.

Jakup Rizë Berisha dhe Selvije Berisha janë çifti që kanë mbetur të vdekur si pasojë e këtij aksidenti

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i viktimës, përmes rrjeteve sociale.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin e hidhur se pasditen e sotme në një aksident trafiku në rrugën Pejë Prishtinë (Gllarevë) humbi jetën vëllai i ynë, Jakup Rizë Gërvalla (Berisha) së bashku me bashkëshorten e tij Selvije Berisha”, ka shkruar ai.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E PASKA BËRË SI BURRAT"/ Ja GAZETARI SHQIPTAR dhe VOTAT e tij për "TOPIN E ARTË"
Previous article SI ASNJËHERË TJETËR/ Dy surpriza të reja na presin në "Kënga Magjike 2018" (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"VRASJA MAFIOZE" NË BURG, DOSJA E ALKET RIZAIT/ Dëshmitë: E goditi me tre plumba në kokë (VIDEO) Aktualitet

"VRASJA MAFIOZE" NË BURG, DOSJA E ALKET RIZAIT/ Dëshmitë: E goditi me tre plumba në kokë (VIDEO)

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 6 PRONA NË FIER/ Arrestohen ish-drejtori i ASHK-së dhe përfituesi. Masë edhe për ish-hartografin Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 6 PRONA NË FIER/ Arrestohen ish-drejtori i ASHK-së dhe përfituesi. Masë edhe për ish-hartografin

SHQIPËRIA NË NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA Aktualitet

SHQIPËRIA NË NASA! Futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor dhe firmos Marrëveshjet “Artemis” e drejtuar nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT