• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ÇFARË SHOW JU MARRTË E MIRA?” Rama: Më shani sa të doni por po bëjmë GJITHÇKA. Disa thonë mbyll…
Home
Politikë

“ÇFARË SHOW JU MARRTË E MIRA?” Rama: Më shani sa të doni por po bëjmë GJITHÇKA. Disa thonë mbyll…

22 March, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar sot të gjithë ata që kanë zbatuar masat e vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ndërsa foli dhe për kritikat.

Ai tha se nga operacionet humanitare janë ndihmuar 14428 familje në nevojë.

“Po jepni një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë luftë ku mbarë njerëzimi ka vetëm një armë rezistencën e durimit. Kemi ndihmuar 14 428 familje më në nevojë. 11089 familje me ndihma ushqimore; 1203 familje me medikamente dhe 2136 të tjera për nevoja të tjera urgjente.

Shohin videot nga operacioni humanitar dhe flasin për show. Po çfarë show, ju martë e mira?! Flasin për vjedhje ndihmash e selektivitet po ku e patë ju martë e mira vjedhjen nga shtëpia. Po flasin për popullin që po vdes për bukë, për cilin pop e kanë fjalët kur vetë janë të ulur me iPhone dhe deri dje qaheshin se po u mbaronte interneti. më shani sa të doni por jo ata që nuk ju kanë asnjë borxh. Ne po bëjmë gjithçka dimë dhe gjithçka mundemi. Po bëjmë të pamundurën dhe do ta bëjmë deri në fund. Nuk duam as medalje as lëvdata se kjo është detyra jonë. Por duhet respekt, mirënjohje për mijëra ushtarë në front të parë, që nga mjekët e infermierët deri tek ushtarakët dhe punonjësit që po ndihmojnë më të dobëtit dhe të varfrit dhe pensionistët e vetmuar.

Nesër në 5 të mëngjesit do të rihapet qarkullimi për ata që do të shkojnë në punë dhe deri në 13:00 do të keni kohë plot. Shoh që po qaheni për oraret. Por nuk po kuptohemi akoma. Këto orare nuk janë as për qejf as për komoditet por nga nevoja për përballimin e një lufte.

Disa thonë të mbyllemi për 2 javë pa dalë asnjëri, por për të ngrënë si do ia bëjmë nëse nuk kemi mundësi të bëjmë Pazar. Pse të mos zbatojmë rregullat, pse të mos jemi rigorozë në këtë luftë. Nuk duam të zgjohemi herët që në 5-6-7 të mëngjesit dhe duam të turremi të tërë në orën 10 nëpër tregje, dyqane, kjo nuk shkon fare dhe ne nuk do ta lejojmë”, deklaroi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I KAM DISA"/ LeBron James e lë "Pleshtin" jashtë listë së më të mirëve… pastaj e përmirëson gabimin
Previous article ANALIZA E "CORRIERE della SERA"/ Përse COVID- 19 po shkakton kaq shumë viktima në Itali?

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT