• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË PRITET NGA DIALOGU/ Thaçi: Vuçiç, njeri i vështirë për të negociuar
Home
Rajon

ÇFARË PRITET NGA DIALOGU/ Thaçi: Vuçiç, njeri i vështirë për të negociuar

17 April, 2019 k.autor Rajon

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë prej disa muajsh, pasi pala serbe ka vendosur kushte për heqjen e taksës ndaj mallrave të tyre.

Ndërkohë që kryeministri Ramush Haradinaj ka këmbëngulur se taksa do të hiqet vetëm kur Serbia të njohë Kosovën shtet, presidenti Hashim Thaçi në intervistën për gazetën britanike Independent flet për takimet e tij që ka pasur deri më tash me homologun e tij serb në Bruksel.

“Zotëri Vuçiq patjetër ka ndryshuar, kryesisht për shkak se ai ka kaluar kohë të vështira për shkak të gabimeve të tij. Regjimi që ai i përkiste dikur ishte i keq, një regjim që bëri shumë dëm jo vetëm për Kosovën, Bosnjën dhe Kroacinë, por edhe vetë Serbisë. Vuçiq është një person shumë i vështirë për të negociuar, për të bërë dialog. Por unë nuk e kam zgjedhur atë si homologun tim, ai nuk më ka zgjedhur mua si homologun e tij, është realiteti i këtyre dy shteteve sovrane”, ka thënë Thaçi.

Ai ka komentuar edhe protestat e opozitës serbe kundër presidentit Aleksandar Vuçiq.

“Në vitet 1998 dhe ’99, Vuçiq dhe unë ishim në opozitë. Ne fituam, ai humbi. Megjithatë, ai është një udhëheqës legjitim. Liderët në Kosovë dhe Serbi u votuan nga qytetarët. Ne kemi ndryshuar të gjitha në një mënyrë pozitive, ne duhet të evoluojmë. Tani nuk flasim për luftë dhe konflikt, por flasim për arritjen e paqes. Ka pasur demonstrata të fundit në Serbi dhe ekziston rreziku që ata mund të trembin Vuçiq për arritjen e një marrëveshje, por ne nuk shpresojmë. Për fat të keq, gjithmonë do të ketë të tillë që janë kundër paqes”, theksoi ai.

Duke folur për Specialen e themeluar në Hagë më 2017, e cila po heton akuzat për kinse krime lufte, presidenti Thaçi këmbëngul se nuk ka asgjë për t’u frikësuar.

“Si gjithmonë, nuk do të ikim, nuk do të turpërohemi, do të përballemi dhe unë jam i bindur se do ta kapërcejmë me dinjitet dhe integritet. Unë personalisht jam shumë krenar që isha një nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithmonë do të ketë zëra që përpiqen të denigrojnë Kosovën ose të akuzojnë Kosovën, të njollosin Kosovën dhe mua personalisht. Por kjo nuk do të thotë se unë kam ndonjë hezitim në atë që është rruga jonë përpara dhe si duhet të vazhdojmë përpara. Unë besoj në drejtësi. Ajo që nuk duhet të lejojmë të ndodhë është që historia të rishkruhet”, ka thënë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRI NË NOTRE DAME/ Macron: Katedralja e re do jetë më e bukur, ja sa vite duhen për ta ndërtuar
Previous article U ELEMINUAN NGA BARCELONA/ Ja çfarë thotë Solskjaer

k.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT