Monika Kryemadhi ka bërë një takim me Kryesinë e Këshillit Kombëtar ku i këshillon të pregatiten për protesta masive për rrëzimin e qeverisë “Rama”.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nënvizon se mandatet e LSI-së tani janë të shqiptarëve, duke garantuar se morali i forcës politike që përfaqëson ka qenë gjithnjë i lartë.
Ndërkohë, Kryemadhi paralajmëron se gjatë protestave dikujt mund t’i vihet tritol.
“Duke filluar nga dita e nesërme të gjithë këshilltarët e LSI-së dhe grupseksionet do të jenë të organizuar; do të ngrihen shtabe të përgjithshme, do të ketë protesta çdo ditë dhe këto nuk do të jenë protesta politike, por do të jetë protestë e shoqërisë.
Mandatet e LSI nuk mund të bëheshin kurrë fasadë e kësaj maxhorance që ka vjedhur vota.
Sot ne të gjithë jemi të barabartë me çdo anëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Djegia e mandateve tona tregoi që përballe bënefiteve të deputetit, ka më shumë rendësi qytetari.
Sot integriteti i LSI është më i pastër se gjithmonë.
Ndaj të gjithë deputetët iu përgjigjën kërkesës për djegien e mandateve.
Vertët ky grup parlamentar nuk ka qenë zgjedhja ime, por sot jam krenare për këtë grup, që tregoi se dashuria për vendin e tyre është më e rendësishme se mandati i deputetit.
Ne jemi të përgatitur për çdo skenar të Ramës.
Dikujt do ti hiqet gruaja nga puna, dikujt do ti vijë thirrja nga Prokuroria, dikujt do ti vihet lëndë eksplovizve në shtëpi.
Nuk na ndalin dot, sepse kjo maxhorancë nuk është më shumicë dhe nuk ka kush e ndihmon më dot”, tha Kryemadhi.


