• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË PO NDODH/ Si po i sheshin tregtarët produktet në kushte SKANDALOZE. Brenda një jave PESË raste të…
Home
Sociale

ÇFARË PO NDODH/ Si po i sheshin tregtarët produktet në kushte SKANDALOZE. Brenda një jave PESË raste të…

3 August, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Nën rrezet e diellit, pa asnjë lloj kontrolli bakteorologjik, vazhdohet të tregtohet në mënyrë kryesishtë ambulante në kushte mungese totale higjenike. Produkte të pacertifikuara nën ndikimin e temperaturave të larta mund të kthen në toksike. Kanë qenë të shumta aksionet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duke kryer kontrolle mbi cilësinë biologjike dhe kushtet e tregtimin të rasteve.
Të shumta kanë qenë edhe rastet ku është konstatuar mungesë totale e kushteve ambientale për tregtim. Për t’ju sjellë në kujtesë rrezikshmërinë që kto produkte shfaqin po ju paraqesim një listë të aksioneve të fundit që kanë konstatuar mungesë totale kushtesh për tregtim.

3 KORRIK 2018/ Janë dhjetra tregtarë të cilët shesin midhje në tregun e frutaperimeve. Ndërkohë që për shitjen e tyre duhet të ketë kushte frigoriferike dhe të jenë të shoqëruara me certifikatë shoqëruese, por nga një vëzhgim i bërë duket qartë që ato jo vetëm që nuk kanë asnjë dokument shoqërues, por tregtimi bëhet pa asnjë kusht higjienosanitar.

2 GUSHT 2018/Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në Korçë 6 tonë e 323 kg mish të ngrirë për shkak të kushteve të rënda higjeno – sanitare ku kryhej aktiviteti por sidomos për shkak se subjekti nuk kishte asnjë dokumentacion për kontrollet veterinare të mishit, certifikimin e produktit  dhe elementin e gjurmueshmërisë (faturën tatimore).

Ky operacion i AKU-së është në vazhdën e punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të masave të përforcuara gjatë sezonit turistik.

30 KORRIK, 2018/Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur një aksion për kontrollin e tregjeve edhe në kryeqytet, ku këtë të hënë ka konstatuar dhe asgjësuar qumësht, i cili tregtohej në mungesë totale të kushteve të sigurisë ushqimore.

Siç raporton AKU, këtë të hënë ka inspektuar tregun tek “zona e Freskut” në Tiranë ku u ka bllokuar 130 litra qumësht disa shitësve ambulantë që tregtonin qumësht me bidona plastikë dhe në kushte të papërshtatshme higjieno – sanitare.

26 KORRIK 2018/ Në vazhdën e punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të masave të përforcuara gjatë sezonit turistik, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfiskuar 331 kg mish në Përmet dhe Burrel për shkak të kushteve të rënda higjeno – sanitare ku kryheshin aktivitetet ilegale.

 

24 KORRIK 2018/ Kushte skandaloze të ruajtjes dhe shitjes së mishit. Kësaj here lajmi vjen nga Berati, aty ku Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka gjobitur 3 subjekte që nuk plotësonin kushtet e ruajtjes së ushqimit. AKU ka shpërndarë një njoftim për mediat, bashkë me foto nga aksioni ku duket sesi tregtohet mishi. AKU ka sekuestruar 22.3 kilogramë mish keci, ndërsa iu ka vënë gjobë nga 100 mijë lekë 3 subjekteve.

Prodhimi i ushqimeve jashtë standardeve duke u kthyer në një problem të madh për shëndetin është një problem shumë i mprehtë ne vend.

Mashtrues nën emrin e tregtarit manipulojnë ushqime të ndryshme deri tek mjalti dhe më pas e shesin atë me çmime të shtrenjta sikur të ishte natyral.

Në një prej pikave ku shitet masivisht mjalt i pretenduar natyral, pikërisht tek “Uji i Ftohtë” në Tepelenë, AKU ka sekuestruar sai të mëdha mjalti të falsifikuar.

E. Qibini, tregtar ambulant, po tregtona 58 kavanoza, 1 kg dhe 13 bidona plastik 2 kg, me produkt tё pretenduar me mjaltë.

AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Kur im shoq ra në depresion të thellë, unë zbulova qejfin e seksit rastësor"
Previous article Leo Messi, një dekadë me “10” në shpinë te Barcelona

k.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë Aktualitet

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT