Historia e minatorëve të Bulqizës është një histori e shumë njohu. Kjo pasi ndër vite teksa punonin shumë prej tyre kanë humbur jetën. Disa prej pasigurisë në vendin ku punonin, e disa prej shkaqeve aksidentale.
Gjatë muajve të parë të këtij viti, në galeritë e Bulqizës kanë humbur jetën një numër i konsiderueshëm minatorësh, ndërsa janë plagosur disa të tjerë.
Çfarë ndodhi sot:
Një minator është plagosur rëndë në minierën e Bulqizës. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Ali Hoti, 43 vjeç.
Hoti po punonte në thellësinë 1600 metra kur u mbulua nga një masiv gurësh.
Minatori Ali Hoti është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës, nga ku po merr dhe ndihmën mjekësore.
Goditet nga një masiv shkëmbor, vdes 62 vjeçari
Një aksident i rëndë ndodhi në një nga galeritë e minierës së Bulqizës në zonën “D”. Një minator 62 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një masiv shkëmbor në thellësi te galerisë.
Sipas policisë, Medi Hidri ishte ne pune e sipër kur është goditur nga gurët e mëdhenj. Për shkak të plagëve te marra 62-vjecari ka ndërruar jetë menjëherë.
I shpërthen mina, vdes 52 vjeçari
Një minator ka gjetur vdekjen nga shpërthimi i një mine në Bulqizë.
Viktima është identifikuar si Angjelosh Shahini, 52-vjeç, cili gjeten vdekjen e menjëhershme teksa ishte duke vendosur lëndën plasëse. Dyshohet se shpërthimi u aktivizua aksidentalisht nga pakujdesia e 52-vjeçarit. Shpërthimi ka ndohur në zonën D të galerive.
Shkëputet dheu, vdes 31 vjeçari
Tre javë pasi qëndroi në spital, një minator 31-vjeçar në Bulqizë ka humbur jetën, por ngjarja është tentuar të mbahet e fshehur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 3 javë më parë, ku i riu Artur Mjeshtri, ishte duke punuar në një nga minierat e Bulqizës, por i pasiguruar nga kompania që e shfrytëzon.
Në atë moment, një masiv dheu është shkëputur, dhe për pasojë ka rënë mbi Artur Mjeshtrin. 31 vjeçari është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai është mjekuar prej 3 javësh në spital, por për shkak të plagëve të marra, ditën e djeshme ka ndërruar jetë.
E zë poshtë masivi i gurëve, vdes 20 vjeçari
Një 20-vjeçar ndërroi jetë pasi u zu poshtë prej një masivi gurësh mesditën e sotme në një nga galeritë e kromit në Zonën D të minierës së Bulqizës.
Sipas policisë lokale “në një nga galeritë private në pjesën jugore të minierës, e ashtuquajtura Zona D, ka ndodhur një aksident i rëndë, ku për pasojë ka humbur jetën tragjikisht një 20-vjeçar, teksa ishte duke punuar”.
Mësohet se minatori Eduard Dama, është zënë poshtë një masivi shkëmbor gjatë kohës që ndodhej në galeri.
/AlpeNews.al




