Kancelarja gjermane Angela Merkel duket se ka probleme serioze me shëndetin.
Ajo u filmua teksa duart i dridheshin gjatë takimit që pati me presidentin Frank-Walter Steinmeier.
Merkel po merrte pjesë në ceremonië festive për largimin e ministres Katarina Barley, e cila pritet të nisë detyrën e saj si eurodeputete në PE.
Kjo është hera e dytë që Merkel shfaq të njëjtin problem shëndetësor.
10 ditë më parë në takimin që pati me presidentin e Ukrainës, Volodomir Zelenskiy, Merkel u filmua teksa duart i dridheshin.
Mediat botërore kanë hedhur shumë pista për sëmundjen e mundshme të Merkel, përfshirë edhe Parkinson.


