Kreu i PR-së, Fatmir Mediu është futur për të disatën herë në selinë e Partisë Demokratike.
Ai para pak orësh hyri në PD së bashku me Agron Dukën për të negociuar me kryedemokratin, pasi kërkojnë që logot e tyre të përfshihen poshtë emrit të koalicionit.
Më herët në selinë blu ishte dhe Sali Shehu i FRD-së. Nuk dihet se cila është arsyeja që e ka çuar Mediun të hyjë prapë në PD, por mendohet se pas arritjes së emrave dhe renditjes në lista, është tema e logos së partisë ajo që ka mbetur pezull.
Kujtojmë që afati i fundit për të firmosur koalicionet që do të dërgohen në KQZ, është dita e sotme, ora 22:00.