• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Çfarë PAGE duan të rinjtë shqiptarë? Të PAPUNË, por ja çfarë pretendimesh kanë…
Home
Sociale

Çfarë PAGE duan të rinjtë shqiptarë? Të PAPUNË, por ja çfarë pretendimesh kanë…

2 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Edhe pse ndoshta nuk e kanë gjetur një vend pune, të rinjtë shqiptarë kanë pretendime të ndryshme për pagat që duan të kenë në vendin e punës që mund t’ju ofrohet.

Sipas të dhënave të raportit të Deloitte “Hapat e parë në tregun e punës”,  17.1 për qind e tyre pretendojnë të paguhen 35-45 mijë lekë, 17.6 për qind  mes 45-55 mijë lekë, 11.5 për qind mes 55-65 mijë lekë dhe 17.6 për qind nga 65-100 mijë lekë.

Përqindjen më të lartë 21.2 për qind e zënë të rinjtë që nuk kanë një ide për pagën që duan të kenë, ndërsa ka edhe nga ata që pretendojnë të kenë paga mbi 100 mijë lekë.

Ndërsa përpos larmisë për pritshmërinë mbi pagën, të rinjtë shqiptarë shfaqen relativisht realist për shkak se paga mesatare bruto në Shqipëri është rreth 45.845 lekë.

Megjithatë, raporti evidenton se paga është faktori i katërt i renditur nga të rinjtë shqiptarë për të zgjedhur një punëdhënës, ndërsa është faktori i dytë më i vlerësuar në rajon.

Në Shqipëri, faktor kryesor renditet mundësia për tu zhvilluar dhe për të fituar aftësi të reja.

Po ashtu, ndaj pyetjes se cilat do të ishin arsyet kryesore për të ndryshuar punëdhënës, ata sërish rendisin çështjen e nivelit të pagës si arsye të katërt në radhë, ndërsa shprehen se do të merrnin një vendim të tillë nëse nuk do të kishin vlerësim të mjaftueshëm të punës së tyre dhe mundësi të mjaftueshme për zhvillim profesional.

Në lidhje me pritshmërinë për pagën, vihet re se femrat kanë pritshmëri më të ulëta.

Raporti “Hapat e Parë në tregun e Punës është realizuar në muajt Tetor-Nëntor 2017 dhe pyetësori është plotësuar nga 965 studentë dhe të diplomuar shqiptarë./SCAN

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Era Rusi në një lidhje? Na vjen keq, por ajo do të shkojë nuse në Kosovë (VIDEO)
Previous article Harrry Kane shënon golin e dytë ndaj Nigerisë (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë Aktualitet

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë

ZJARRI NË HOTELIN E VLORËS/ Flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë Aktualitet

ZJARRI NË HOTELIN E VLORËS/ Flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT