• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË NDODHI NË TIRANË? Policia arreston 12 persona (AKUZAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

ÇFARË NDODHI NË TIRANË? Policia arreston 12 persona (AKUZAT)

10 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

12 persona kanë rënë në prangat e Policisë së kryeqytetit për vepra të ndryshme penale. Bazuar në njoftimin e Policisë bëhet fjalë për disa aksidente, njëri prej tyre me pasojë vdekje. Po kështu 4 persona kanë rënë në pranga me akuzën e plagosjes me dashje, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar për dhunë në familje.

Tiranë/Arrestohen 12 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin K. P., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin F. L., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit L. A., 31 vjeç, Xh. A., 60 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 89/25 i Kodit Penal, dhe shtetasit J. D., 28 vjeç, dhe G. D., 33 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 89 dhe 278 e 25 të Kodit Penal. Këta shtetas, dyshohet se në Babrru, për motive të dobëta, janë konfliktuar me sende të forta. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve J. D., dhe G. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 fishekë arme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. H., 35 vjeç, banues në Kombinat, pasi gjatë kontrollit të aparatit celular, shërbimet e Policisë i gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– A. Xh., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” është përplasur me automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin F. T., dhe më pas me dy automjete tip “Benz” me drejtues shtetasit E. G., dhe G. K. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën;

– E. G., 25 vjeç, banues në Angli, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe gjatë ndalimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë;

– Xh. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Besim Alla”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen F. S., 66 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital;

– I. M., 25 vjeç, banues në Vorë, pasi në Rrugën e Dibrës, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar shtetasen Xh. B., 24 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve;

– I. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor në drejtim të Lanabregasit,  duke drejtuar motomjetin në sens të kundërt me lëvizjen, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. H., 41 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e motomjeteve dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ OBSH: Vaksinimi shpëtoi dy milionë persona nga vdekja
Previous article NJËRI RREH MOTRËN TJETRI GRUAN/ Arrestohen 2 persona në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET NË RUMANI I DËNUARI PËR VRASJE/ Ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge Aktualitet

ARRESTOHET NË RUMANI I DËNUARI PËR VRASJE/ Ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge

ZJARR NË NJË AGROTURIZËM NË FINIQ/ Flakët përfshijnë restorantin, dëme të konsiderueshme Aktualitet

ZJARR NË NJË AGROTURIZËM NË FINIQ/ Flakët përfshijnë restorantin, dëme të konsiderueshme

EKSPLOZIV NË BANESËN E YLLI ZALLËS/ Gruaja lajmëroi Policinë nga Italia! Dyshimet se e ka vendosur vetë ai Aktualitet

EKSPLOZIV NË BANESËN E YLLI ZALLËS/ Gruaja lajmëroi Policinë nga Italia! Dyshimet se e ka vendosur vetë ai

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT