• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË NDODHI NË TIRANË? 11 të arrestuar, policia jep DETAJET. Akuzohen për…
Home
Aktualitet
Kronikë

ÇFARË NDODHI NË TIRANË? 11 të arrestuar, policia jep DETAJET. Akuzohen për…

1 September, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës bën me dije se gjatë orëve të fundit janë arrestuar 11 persona. sipas bluve të kryeqytetit të arrestuarit akuzohen për vepra në ndryshme penale.

Ndërkohë katër prej tyre ishin të shpallur në kërkim. Mes të arrestuarve është edhe një 37-vjeçar, pasi në rrugën “George Bush”, gjatë kontrollit të mjetit të tij, kanë konstatuar 6 shtetas të huaj(emigrantë të paligjshëm), të cilët kundrejt pagesës, do ti transportonte drejt kufirit me Kosovën, me destinacion vendet e Bashkimit Europian.

Njoftimi i plotë:

Vihen në pranga 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 4 prej tyre të shpallur në kërkim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. D., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “George Bush”, gjatë kontrollit të mjetit të tij, kanë konstatuar 6 shtetas të huaj(emigrantë të paligjshëm), të cilët kundrejt pagesës, do ti transportonte drejt kufirit me Kosovën, me destinacion vendet e Bashkimit Europian.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në kaskën mbrojtëse të motomjetit që drejtonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit E. V., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” pasi me datë 27.08.2021, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasen A. M.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim E. Z., 31 vjeç, sepse më datë 31.10.2021, në rrugën “Vëllezërit Manastirliu”, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj hallës së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim L. M., 37 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit S. T., 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, sepse në banesë, sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë ndalimi i shtetasit në kërkim A. M., 44 vjeç( i kapur nga sherbimet e Komisariatit Nr. 3) pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve:

M.M., 20 vjeç, M. T., 32 vjeç, E. Sh., 29 vjeç dhe O. K., 25 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 31.08.2021, në spital, ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar, (endacak), rreth moshës 55 vjeç, i gjetur nga punonjësit e stafit mjeksor, në rrugën “Endri Keko”. Gjatë kqyrjes paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E GJETËN NË RRUGË NË GJËNDJE TË RËNDË/ 55-vjeçari vdes në spital. Policia nis hetimet për ngjarjen
Previous article "KUR DO E BËSH GOCËN SE..."/ Klea Huta i kthehet keq ndjekëses pas pyetjes (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT