• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Çfarë ndodhi në Korçë pas lajmit për përjashtimin e “SKENDERBEU”
Home
Sociale

Çfarë ndodhi në Korçë pas lajmit për përjashtimin e “SKENDERBEU”

17 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Korça e fjetur dhe e traditës është zgjuar zhurmshëm mëngjesin e djeshëm. Dukej ndoshta sikur nuk kishte fjetur fare gjithë natën, duke menduar pasojat dhe dëmin që do të shkaktonte kjo zhurmë për qytetin. Nuk është vetëm Skënderbeu, klubi, lojtarët apo deri te punonjësit e thjeshtë të tij. As tifozët më të zjarrtë dhe ata më të thjeshtë. Është një histori e tërë e këtij qyteti kulture dhe tradite që preket pas kërcënimit me 10 vite pezullim nga UEFA për manipulime ndeshjesh. Dhe Korça, ashtu e strukur, dje është ngritur zhurmshëm!

Gjithçka flitej për këtë lajm, për dënimin e mundshëm të Skënderbeut. Që pa hapur mirë sytë në qytet sikur oshtinte. Të gjithë flisnin për historinë e dënimit të klubit bardhekuq. Në çdo rrugicë, lokal, tavernë, por edhe shtëpi, vështirë të shmangej kjo temë diskutimi. Në rrugë askush nuk qëndronte i heshtur, edhe pse të tronditur të gjithë pyesnin dhe bisedonin rreth mundësisë së pafajësisë. Ajo ishte dëshira më e madhe e të gjithëve. Shpresa që Skënderbeu të provojë pafajësinë. Informacioni kërkohej kudo, në internet, në gazeta, në Korrespondentin në Korçë vështirë ta kapje në telefon, pasi numri i tij gjatë pjesës më të madhe të ditës ishte i zënë, shkruan Panorama.

Sigurisht nga mesazhet dhe thirrjet e shumta që merrte nga tifozë dhe figura të mëdha të klubit bardhekuq e deri tek intelektualët e qytetit. Korça nuk ka gjumë, ka vetëm një shpresë! Skënderbeu të provojë pafajësinë, duhet ta provojë edhe për të mbajtur lart flamurin bardhekuq e jo vetëm flamurin shqiptar, pasi e gjithë Shqipëria duhet të ishte me të, përkrah Skënderbeut në këtë moment delikat. Po, po, përkrah Skënderbeut, ashtu siç ishte në “Elbasan Arena” në atë fitore drithëruese me Mlada Boleslav dhe jo vetëm, por edhe në ate kualifikim magjik në grupe pas ndeshjes me Dinamon e Zagrebit. Korça nuk e meriton këtë humbje të madhe! Të paktën i gjithë qyteti mendon kështu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohet sekreti i jetëgjatësisë/ Ja cilat janë ushqimet kryesore
Previous article MIODRAG SORIC/ Amerikanët kundër rusëve në Siri: A kërcënon luftë?

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRAFIKUAN EMIGRANTËT/ GJKKO jep dënimet për 29 të pandehurit! Ja sa vite burg do të vuajnë (EMRAT) Aktualitet

TRAFIKUAN EMIGRANTËT/ GJKKO jep dënimet për 29 të pandehurit! Ja sa vite burg do të vuajnë (EMRAT)

PUBLIKOHET FOTO/ Sherri për një vajzë dyshohet se i mori jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Sherri për një vajzë dyshohet se i mori jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori

SHOKUESE NË TIRANË/ 31-vjeçari merr në banesë 13-vjeçarin dhe e ngacmon s*ksualisht! Përfundon në pranga Aktualitet

SHOKUESE NË TIRANË/ 31-vjeçari merr në banesë 13-vjeçarin dhe e ngacmon s*ksualisht! Përfundon në pranga

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT