• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË NDODHI NË ITALI? Përleshje midis shqiptarëve dhe maqedonasve, 11 të arrestuar
Home
Aktualitet
Kronikë

ÇFARË NDODHI NË ITALI? Përleshje midis shqiptarëve dhe maqedonasve, 11 të arrestuar

30 December, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një përleshje e dhunshme mes dy grupeve, shqiptarëve dhe maqedonasve, ka ndodhur në Peruxhia të Italisë, duke përfunduar me disa të plagosur, 11 të arrestuar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim.

Shkak i sherrit duket se ka qenë shkrepja e një fotoje me celular nga një prej të rinjve, që ka sjellë reagimin e grupit tjetër dhe më pas përleshjen masive, ku mes të implikuarve janë edhe disa rumunë.

Policia italiane informoi se 5 prej të dyshuarve janë persona të skeduar, me precedentë të shumtë penalë, kurse një i mitur 17-vjeçar gjithashtu është në arrati. Dy prej autorëve goditën në arrati e sipër me makinë një prej kundërshtarëve, që mori fraktura të rënda.

Ngjarja ndodhi në zonën e San Sisto mbrëmjen e së dielës, në ambientet e një bari. Të gjithë të arrestuarit, të moshës midis 19 dhe 31 vjeç, me origjinë shqiptare, rumune dhe maqedonase, u mbajtën në burgun e Capanne.

“ Dy të rinj arritën të shpëtonin shpejt me një makinë, por ndërsa iknin, ata goditën një nga sulmuesit. Burri besohet të jetë një burrë 27-vjeçar maqedonas, i cili më vonë u shtrua në spitalin e Perugias me fraktura të shumëfishta në gjymtyrët e poshtme dhe një prognozë 30-ditore”, informoi media italiane.

Karabinierët gjetën dhe sekuestruan disa shkopinj, njëri 65 centimetra i gjatë, si dhe karrige dhe tavolina të përdorura në përleshje.

Një 23 vjeçar shqiptar u përpoq të fshihte çelësin e makinës brenda një vazoje lulesh, një akt që nuk u mbeti pa u vënë re forcave të rendit, të cilat gjetën gjithashtu një dozë 0.6 gramë kokainë. Të gjithë akuzohen për sulm të rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRSHKALLËZOHEN TENSIONET POLITIKE/ A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?
Previous article "UNË NË ZYRË, ATA POSHTË PENXHERES SIME"/ Rama komenton protestat e paralajmëruara nga Berisha: I kemi ndarë...

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT