Ditën e djeshme Ervin Selita do të festonte publikimin e këngës së tij më të fundit. Vetëm pak orë pasi “Poppin Smoke” u lançua në YouTube, reperi Vinz, së bashku me të dashurën e tij do të kalonin natën në hotel, por planet nuk shkuan si e kishin parashikuar ata.
Sherri me recepsionisten pasi ajo i kërkoi pasaportën, vijoi me pronarin e hotelit dhe reperi përfundoi në polici. Pjesëtari i “Hellbanianz”, në dëshminë e tij tha se ishte i dehur dhe se nuk kujtonte asgjë nga ngjarja.
Në fakt për atë dhe mikun e tij dje ka qenë realisht një ditë feste. Kënga ka marrë mbi 920 mijë klikime në pak orë, duke i dhënë dy reperave arsye për të festuar suksesin. Por vetë materiali në Youtube duket si kronikë paralajmëruese e asaj çfarë do të ndodhte pak orë më pas me Vinz. Me makina luksoze, djem të maskuar, motora, vargje të rënda, 30-vjeçari përmend në tekst problemet me policinë.


